Trafik i rënduar për 5 orë në aksin Fushë Krujë-Milot, vargu i makinave 20 km
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2015, 09:02
Një varg i gjatë i makinave në autostradën Fush Krujë-Milot u krijua mbrëmjen e së enjtes si pasojë e trafikut të rënduar në këtë aks rrugor.Trafiku i jashtëzakonshëm zgjati për 5 orë dhe përfshiu rrugën në një gjatësi prej 20 km nga Gjormi deri në Fushë Krujë.Një urë e amortizuar në afërsi të Thumanës ka qenë shkak për vargun e stërzgjatur të automjeteve, të ndikuar dhe nga shtimi i lëvizjeve për festat e fundvitit.
