10 viktima dhe 40 të plagosur si pasojë e tornadove në jug të SHBA

Ka shkuar në 10 numri i viktimave në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si pasojë e tornadove të fuqishme që kanë goditur vendin.Missisipi, vendi i goditur më rëndë,  ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa dëmet për momentin janë të pallogaritshme. Sipas qendrës meteorologjike të vendit, Misisipi është goditur nga të paktën 14 tornado, duke shkaktuar mbi 40 të plagosur.Situta është po aq e rëndë edhe në Tenesi, Arkansas, Illinois, Indiana dhe Michigan. Stuhia e fortë nisi në veri të Misisipit me erëra shumë të fuqishme që lanë mijëra banorë pa shtëpi.Sipas Guvernatorit, Phil Bryant, 6 persona kanë humbur jetën në Misisipi, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të humbur.Tre persona humbën jetën në Tennessee, ndërsa një 18-vjeçare mbeti e pajetë në Arkansas. Ai tha se strukturat shtetërore po bëjnë maksimumin për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë në këtë fatkeqësi të madhe.Por situata i ka kapur në befasi amerikanët që po bëhen gati për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Autoritetet amerikane u kanë bërë thirrje banorëve të tregohen të kujdeshëm pasi suhitë mund të vijojnë edhe javën e ardhshme.635864693556478246-stormfatality-pic 635865548807965497-AP-Severe-Weather.2 635865549152888130-AP-Severe-Weather.3 CW_tnWyUwAADNgl 635865078411242994-Storms-South-Kell