Palestinezja që u përlot përpara Merkelit, 14-vjeçarja në prag të azilit

Vajza 14 vjeçare palestineze, e cila disa muaj më parë shpërtheu në lot kur kancelarja gjermane Angela Merkel i tha se nuk nuk të qëndrosh në Gjermani, ka një shans për të qëndruar në vend.Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, e cila ka cituar zyrën e emigracionit në Rostok, asaj i është dhënë një leje qëndrimi deri në vitin 2017.Reem Sahwil filloi të qajë gjatë një forumi diskutimi në muajin korrik, kur Merkel tha se Gjermania e ka të vështirë të pranojë të gjithë ata që dëshirojnë  të jetojnë atje.Kancelarja Merkel u kritikua ashpër për gjuhën e drejtpërdrejt që përdori ndaj adoleshentes  dhe madje në mediat online komentohej si e pandjeshme. Aktualisht Sahwil mund të qëndrojë në Gjermani deri më 17 tetor të 2017."Vajza e Merkelit mund të qëndrojnë këtu!" shkruhej me titull të madh në aperturën e të enjtes së gazetës “Bild”, e cila shtonte se ajo është me rezultate të shkëlqyera në shkollë dhe se në lejen e saj të qëndrimit janë përfshirë edhe prindërit dhe vëllai i saj. Lorenz Caffier, Ministër i Brendshëm i Landit ku jeton vajza tha se është i kënaur për sqarimin e statusit të saj.Ngjarja e Merkel me vajzën nga Palestina erdhi në një vit të vështirë për Kancelaren, pas përballjes me krizën më të madhe të refugjatëve që prej Luftës së Dytë Botërore.Pikërisht për këtë sfidë të madhe dhe mënyrën e menaxhimit, Merkel u vlerësua nga “Time” si njeriu i vitit.