Pension shtesë të posaçëm, mes tyre për Elena Kadare e Moikom Zeqo
Qeveria ka dhënë pensione të posaçëm për disa intelektualë të fushave të ndryshme, mes të cilëve Elena Kadare, Moikom Zeqo, Isa Tare, Nestor Jonuzi, Kristaq Leno, Kujtim Kasmi, Koço Çomi, Neptun Bajko, Aziz Tahiri, Hektor Dule dhe Kreshnik Tartari.Vendimet janë botuar sot në Fletoren Zyrtare. Në to përcaktohet për secilin nga personat e mësipërm dhënia shtesë e pensionit të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social.Në vendim nuk janë specifikuar arsyet e kësaj shtese të pensionit.VENDIM Nr. 1011, datë 16.12.2015PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. ELENA KADARE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i MinistraveVENDOSI: Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror znj. Elena Kadare, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.VENDIM Nr. 1012, datë 16.12.2015PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. MOIKOM ZEQO Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i MinistraveVENDOSI: Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Moikom Zeqo, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.