Reforma në drejtësi, Xhafaj: Tani është vonë për të vijuar me konsultime

Përfaqësuesi i lartë i maxhorancës që ka udhëhequr gjithë procesin e reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj vlerësoi me nota pozitive rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe njëherazi edhe konsensusin e ofruar nga opozita.  Zoti Xhafa ishte i qartë me komunitetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kërkuan përfshirje dhe konsultime në këtë fazë të reformës, kur tha se pas fajleve të gurit tani është vonë të vazhdohet me konsultime. Fatmir Xhafa dha granacise reforma do të ketë deri në fund bekimin e ndërkombëtarëve. Tirane- Në emër të maxhorancës Kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj u shpreh se kjo reformë nuk do të jetë më produkt i pazareve politike siç ka ndodhur në 25 vjet.Fatmir Xhafaj: "Jam gati të sfidoj cilindo, politikan, jurist, gjyqtar prokuror mbi Komisionin e Venecias. Asnjë dispozitë e atij projekti nuk ka gjetur mbështetjen e Komisionit të Venecias. Komisioni në raportin e tij në asnjë faqe dhe në asnjë rrjesht nuk rrëzon ndonjë nga amendamentet. Përkundrazi mbështet shumicën e zgjidhjeve të dhëna nga ekspertët e nivelit të lartë. Asnjë ligj që është hartuar diskutuar dhe miratuar në këtë vend nuk e ka pasur fatin e mirë të një procesi  të këtyre standardeve"Xhafaj iu drejtua dhe atyre që deri më tani kanë qenë kundër ose indiferent ndaj kësaj reforme, që ka në thelb interesin e qytetarëveFatmir Xhafaj: "Mirësevini në trenin e reformës. Ky është treni i drejtësisë për qytetarët dhe jo për politikanët e zyrtarët. Të ndëshkohemi si të barabartë përpara ligjit, ka vend për të gjithë. Kush e pranon këtë udhëtim është i mirëpritur"Sipas Xhafajt në këtë fazë të reformës është vonë të vazhdohet me konsultime.Fatmir Xhafaj:  "Ndihem mirë që edhe ato që çfarë nuk kanë thënë dhe kanë gjuajtur më fjalë guri ndaj reformës, sot janë duke vrapuar të bëhen pjesë e saj e për t'u rreshtuar në krah të reformës e reformatorëve"Konsesusin dhe diskutimet për këtë ligj, Fatmir Xhafaj i cilësoi arritje historike dhe vlerësoi asistencën e ndërkombëtareve, si një rol kyç në këtë proces posaçërisht në përmbajtjen e reformësFatmir Xhafaj: "Kemi qenë dhe mbetemi koherent të rolit të jashtëzakonshëm të asistencës dhe ekspertizës ndërkombëtare /Oranews.tv/