Tirana pret Krishtlindjet me koncert festiv, Veliaj apelon për solidaritet
Bashkia e Tiranës ka organizuar për herë të parë një koncert maratonë në sheshin “Nënë Tereza” për të kremtuar vigjiljen e Krishtlindjes. Qytetarë të shumtë i janë bashkuar festës, teksa kreu i Bashkisë së Tiranës ka ururr për më shumë solidaritet mes qytetarëve të Tiranës.Për herë të parë kryeqyteti priti natën e Krishtlindjeve në sheshin “Nënë Tereza” me një koncert maratonë që do zgjasë deri në mesnatë.Në urimin e tij në vigjilje të Krishtlindjeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës uroi për silidaritet dhe bujari mes njerëzve.Veliaj: Jemi shumë të lumtur që këtë vigjilje Krishtlindjesh e ndajmë me ju dhe ne donim që familja jonë e vogël ti uronim familjes së madhe Tiranës Gëzuar festat, jemi shumë të bekuar që jetojmë në një qytet ku gjërat i bëjmë bashkë, ku rrëzohemi bashkë, ku ngrihemi bashkë, ku festojmë bashkë por edhe kalojmë momentet e vështira bashkë. Ky ka qenë një fillim jo i lehtë, por ka qenë ndoshta një fillim shumë i bukur për Tiranën e ëndrrave tona. Unë dua t’ju falenderoj të gjithëve që na keni bekuar me të gjithë inkurajimin dhe mbështetjen tuaj në këto muaj të parë të Bashkisë së re. Festat janë një moment jo vetëm për të bërë bilancet e punëve të mëdha por edhe për të bërë bilancet e vogla, ato bilancet e vogla familjare sesi kanë ecur gjrëat. Dhe në fakt është dhe një moment i mirë për të qenë solidar duke pranuar që jo të gjithë e kanë plotë tavolinën e drekës së Krishlindjeve apo darkës së Vitit të Ri.Jo të gjithë i kanë të gjitha dhuratat poshtë pemës. Ndaj do të doja që në këtë javë frymëzuar nga artistët tanë me këtë muzikë dhe frymë solidariteti deri me datën 31 secili prej nesh sipas mundësisë modeste që ka të bëjë maksimumin për të ndihmuar fqinjin e vet, të afërmin e vet, ata njerëz që ndoshta nuk kanë pasur fatin të kenë të mirat që shumë prej nesh mund ti gëzojnë sot. Është kjo mënyra më e mirë edhe për të kujtuar Krishtlindjet dhe për ta mbyllur Vitin e Ri.Koncerti i mbajtur për herë të parë në natën e Krishtlindjes ka mbledhur qytetarë të shumtë të cilët ndanë dhe urimet e para.Koncerti i quajtur “Krishtlindje në Tiranë” do të ngjisë në skenë mbi 100 artistë që do të sjellin veprat më në zë si opera “Romeo dhe Zhulieta” me pjesëzën “Je veut vivre”, këngë krishtlindje, këngë popullore shkodrane etj https://www.youtube.com/watch?v=FElryj8N7SwPROGRAMI I AKTIVITETIT 24 DHJETOR“Krishtlindje në Tiranë”Këngë popullore shkodraneOrkestroi: Gjon SimoniOrkestra**
- Hellmmesberger
- Bizet
- Lara
- Shostakovich
- Puccini
- Mey
- Rodgers
- Puccini
- Clarck
- Puccini