Protesta për rrugën, banorët: Rrezikojmë të izolohemi në dimër

Qindra banorë kanë protestuar në qendër të fshatit Duhanas të Beratit ndaj mungesës së infrastrukturës rrugore. Banorët thonë se dëmtimi i rrugës lidhëse me qytetin është aq i madh sa rrezikojnë izolimin.Berat-Të paktën 600 banorë të disa fshatrave në Berat rrezikojnë të izolohen këtë dimër, pasi e vetmja rrugë që i lidh me qytetin është thuajse e pakalueshme.Të revoltuar banorët e fshatrave Roshnik, Qereshnik, Qoshku dhe Duhanas, thonë se prej 25 vitesh, nuk është bërë asnjë ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukurës.Më herët banorët kanë investuar vet për ndërtimin e një ure të vogël që lidh disa lagje të fshatit Duhanas.