Dekriminalizimi, Shehu: Ndihmë konkrete nga partnerët për implementim të ligjit
Shqipëria duhet të kërkojë monitorim ndërkombëtar për implementimin e ligjit të dekriminalizimit.Tritan Shehu: Unë mendoj qartësisht tashmë dhe një kërkesë për një ndihmë konkrete reale të partnerëve tanë, zbatimin e ligjit direkt në vendin tonë, brenda institucioneve tona që duhet të zbatojnë ligjin.Tritan Shehu hodhi këtë propozim në studion e lajmeve të Ora Neës, pasi vlerëson se zbatimi i ligjit në terrenin shqiptar do të kërkojë më shumë bashkëpunim dhe vullnet se miratimi i tij.Tritan Shehu: Unë e mendoj se kjo është e nevojshme për nivelin, problemet edhe ato që thatë pak më parë për mosbesimin që ka opinioni publik ndaj realizimit të ligjit në realitetin shqiptar.Shehu e konsideroi ligjin një fitore historike të demokratëve ndaj rikonfirmoi qëndrimin e selisë blu për implementin e tij brenda partisë.Tritan Shehu: Ne jemi krejt të hapur për të goditur gjithëkënd i cili do të ketë precedence të tilla.Por dekriminalizimi për Shehun është vetëm hapi i parë i luftës për pastrimin e Shqipërisë. Hapi i radhës është lufta ndaj korrupsionit, që Shehu e pranon hapur se ishte një prej shkaqeve pse dolën në opozitëTritan Shehu: Pa luftuar korrupsionin Shqipëria nuk do çlirohet kurrë. Unë nuk them që korrupsion nuk ka pasur edhe pak vite më parë, absolutisht ka pasur dhe ka qenë një nga problemet serioze dhe një nga shkaqet të humbjes së thellë që ne patëm, por ama niveli i korrupsionit është rritur në mënyrë galopante./Oranews.tv/