Raketa e Space X shkruan historinë, bën ulje vertikale në Tokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2015, 09:04
Kompania hapësinore amerikane Space X ka ulur mbrapsht në tokë një raketë pa pilot për herë të parë në mënyrë vertikale, dukë bërë kështu histori.Raketa Falcon-9 shpërndau 11 satelitë komunikimi përpara se të rikthehej vertikalisht në vendin e quajtur Cape Canaveral.Kjo është përshëndetur si një arritje drejt ripërdorimit të raketave.Shpresohet që misioni do të nxisë uljen e kostos së operimeve private në hapësirë.Nisja e kësaj rakete ishte e para nga Space X që kur njëra prej tyre shpërtheu në muajin qershor.Në atë rast, një tjetër raketë Falcon-9 pa pilot shpërtheu dhe u përfshi nga flakët pak minuta pas nisjes, me mbeturinat që u shpërndnë në qiellin mbi Oqeanin Atlantik.
