Mbytet anija me klandestinë në Turqi, 18 të vdekur, 14 shpëtojnë
Një anije që trasportonte klandestinë dhe e cila ishte nisur nga brigjet e Bodrumit të Turqisë drejt ishullit Kios të Greqisë është mbytur dhe si pasojë 18 persona kanë humbur jetën.Lajmi është dhënë nga mediat turke të cilat sqarojnë se anija e vogël prej druri e cila kishte në bord sirianë dhe irakianë u mbyt në afërsi të lagjes Yalkavak.Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit 14 persona janë shpëtuar, ndërkohë janë gjetur 18 kufoma të klandestinëve të mbytur.Pas ekzaminimeve përkatëse në Yalkavak kufomat e gjetura të klandestinëve janë dërguar në morgun e Bodrumit.Nga ana tjetër 14 të shpëtuarit janë dërguar në port dhe më pas një pjesë e tyre janë dërguar për tu mbajtur nën mbikqyrjen e mjekëve në spitalin shtetëror të Bodrumit./Oranews.tv/