Devoll, "Landi i Mirasit", i skeduari për trafik droge u vra me një plumb në kokë
Ekzekutohet me një plumb në kokë, Jani Kollçinaku, i njohur nga policia e Korcës si shitës dhe shpërndarës droge. 37-vjeçari nga fshati Miras i Devollit u gjet i pajetë në mëngjesin e së shtunës në një kanal në aksin rrugor Korçë- Bilisht.Devoll-Me një plumb në kokë është ekzekutuar Jani Kollçinaku, 37 vjeçari që u gjet i pajetë në anë të rrugës, në afërsi të fshatit Zemblak.Viktima, banor i fshatit Miras, dyshohet se është vrarë në një vend tjetër, dhe më pas trupi i pajetë është transportuar në afërsi të Zemblakut në një kanal, për të humbur gjurmët.Disa persona janë shoqëruar për vrasjen e Jani Kollçinakut, person me precedent të mëparshëm penal, për trafik të lëndëve narkotike, akuzë për të cilën kishte bërë 6 vjet burg.Policia e Korçës i ka përqëndruar hetimet te precedentët e viktimës, me trafikimin e drogës, apo vjedhjen e automjeteve.Kanë qenë banorë të zonës që kanë gjetur trupin e pajetë dhe më pas kanë njoftuar policinë. 37 vjecari njihej dhe me pseudoniminm “Landi i Mirasit”.[caption id="attachment_640536" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku u gjet trupi i pajete i Jani Kollcinakut ne Zemblak[/caption][caption id="attachment_640535" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku u gjet trupi i pajete i Jani Kollcinakut ne Zemblak[/caption][caption id="attachment_640534" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku u gjet trupi i pajete i Jani Kollcinakut ne Zemblak[/caption]/Oranews.tv/