Dy aksidente brenda pak orësh, bllokohet Lezhë- Laç. Në Krujë kamioni bie në greminë
2 persona janë plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas përplasjes së dy automjetëve në superstradën Lezhë-Laç.Aksidenti ndodhi rreth orës 9:00 të mëngjesit në afërsi të Fushë-Milotit, ndërsa dy të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në spital.Automjeti tip "Benz” që lëvizte nga Miloti në drejtim të Lezhës është përplasur me mjetin tip Benz me targë LE 6000 A, dhe më pas në aksident është përplasur edhe një automjet tip B.M.W X6 me targë AA 990 ML.Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i benzit Nikoll Pllumbi nga fshati Ishull Lezhë i cili po merr mjekim në spitalin e Laçit si dhe pasagjerja që udhëtonte me të shtetasja me iniciale V.M 30-vjeçe nga Lezha, e cila po merr mjekim në spialin e Lezhës.Pasi kanë marrë ndihmen mjekësore dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e përplasjes së tre mjetëve është bllokuar edhe lëvizja e mjetëve në superstraden Lezhë-Laç për rreth 30 minuta, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë rrugore për normalizimin e qarkullimit.Aksidenti ne Fushe KrujeEnde nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.Ndërkohë në mesnatën e së premtes është shënuar një tjetër aksident në rrugën nacionale Fushë Krujë- Krujë.Një kamion i tonazhit të rëndë me targa BR 80 54 A që drejtohej nga Alban Saliaj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë rreth 70 metra në humnerë.Policia ka mundur të nxjerrë 26 vjeçarin nga kamioni dhe ta dërgojë në Spitalin e Traumës ku mësohet se është në gjëndje të rëndë shëndetësore.Nga hetimet e para policia dyshon se djaloshin nga Berati mund ta kishte zënë gjumi në timon.Nis puna për zbardhjen dhe shkaqet e mëtejshme të aksidentit[caption id="attachment_640322" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Aksidenti në superstradën Lezhë-Laç[/caption][caption id="attachment_640323" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Aksidenti në superstradën Lezhë-Laç[/caption][caption id="attachment_640325" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Aksidenti në superstradën Lezhë-Laç[/caption][caption id="attachment_640326" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Aksidenti në superstradën Lezhë-Laç[/caption][caption id="attachment_640281" align="alignnone" width="640"]
Kamioni i rrezuar ne aksin Fushe Kruje- Kruje[/caption][caption id="attachment_640280" align="alignnone" width="640"]
Kamioni i rrezuar ne aksin Fushe Kruje- Kruje[/caption][caption id="attachment_640279" align="alignnone" width="640"]
Kamioni i rrezuar ne aksin Fushe Kruje- Kruje[/caption][caption id="attachment_640278" align="alignnone" width="640"]
Kamioni i rrezuar ne aksin Fushe Kruje- Kruje[/caption]/Oranews.tv/