Vdes nga i ftohti foshnja 1 muajshe e komunitetit rom

Një foshnje një muajshe e seksit femër ndërroi jetë si pasojë e të ftohtit. 18-vjeçarja nga Elbasani e komunitetit rom, Sava Sinani bashkë me foshnjen, kishte ardhur në Durrës dy javë më parë dhe pasi lypte në qendër gjatë ditës, në mbrëmje flinte në çadër të sajuar poshtë Urës së Dajlanit. Gjatë natës e porsalindura kishte pasur temperaturë të lartë, si pasojë e të ftohtit, ka ndërruar jetë pak pasi mbërriti në spitalin e Durrësit. Nëna e foshnjes tregon se fëmija është ftohur, sepse ka qëndruar për më shumë se pesëmbëdhjetë netë në kushte shumë të vështira tek Ura e Dajlanit. "Në vendin e quajtur"Ura e Dajlanit"në lagjen Nr.13, ka ndërruar jetë një foshnje 1 muajsh. Si shkak dyshohet se shkak ka qenë i ftohti. Aktualisht, fëmija ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës dhe për më shumë detaje do ju njoftojmë në vazhdimësi" informon policia.“Jetonim nëpër rrugë, një ditë atje e një ditë këtej” thotë Sava për gazetarët.Në reagimin e tij, Avokati i Popullit, Igli Totozani, e ka cilësuar një ngjarje  krejtësisht të papranueshme, që nuk duhet të përsëritet.  Avokati i Popullit i mëshon fort  zbatimit të rekomandimit  drejtuar  pushtetit vendor, se  duhet të marrë të gjitha masat për  të pastrehët dhe të varfërit, që  në këtë dimër të ftohtë, të mos vdesin rrugëve, por të gjenden në mënyrë urgjente vendstrehime. Të gjithë të tregojmë dhembshuri dhe solidaritet për njerëzit e pamundur, të varfërit, të pastrehët", që të shmangen këto tragjedi njerëzore, shkruan në reagimin e tij, Totozani.vdes foshnjamamaja e foshnjes romeeura _/Oranews.tv/