Balla “dekonspiron” korrespondencën Ristani-Berisha: Luli nuk frymëzon
“Rrjedhje” korrespondencash mes kampit blu dhe rozë. Partia Socialiste i është përgjigjur Partisë Demokratike me publikimin e “korrespondencës” së deputetit Ristani në adresë të ish-kryeministrit Berisha lidhur me shefin e PD-së Basha.Balla: "Po lexoj një email që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i dërgon ish-kryeministrit Sali Berisha, në të cilin zoti. Ristani shpreh këtë konsideratë për kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha. Po citoj emailin:“I dashur Doktor, protestat tona nuk arrijnë të mbledhin njerëz pasi Luli nuk frymëzon më askënd. Prandaj në emër të gjithë të vjetërve në PD, ju lutem të rimerrni situatën në kontroll.Është tejet e rëndësishme që në protestën e radhës të mbani dhe ju një fjalë, që të paktën njerëzit e pranishëm në protestë, por edhe ne deputetët dhe drejtuesit në PD të marrin pak kurajo dhe guxim.Juaji përjetësisht, Arben Ristani. 15 dhjetor 2015".E në fakt ky ishte vetëm një skup mediatik. Me këtë shembull, Balla tha se tenton tu tregojë qytetarëve sesa e lehtë është të shkruash një trillium në kompjutër dhe ta shesësh për të vërtetë.Balla: Pavarësisht se kjo letër nuk është e vërtetë, e vërteta është se të gjithë në SHQUP mendojnë kështu. Por këto janë punët e SHQUP-it me të cilat nuk duam të merremi aspak. Arsyeja pse nxorëm atë letër sot të sajuar, është për ti treguar publikut sesa e thjeshtë është për të shkruar një trillim në kompjuter dhe më pas ta printosh atë në një fletë të bardhë dhe ta shesësh për të vërtetë.Po a është normale të gënjesh dhe mashtrosh shqiptarët kaq hapur vetëm e vetëm për përfitime politike të një grupi të vogël njerëzish?Imagjinoni sikur të ishin të gjithë njësoj si Saliu dhe Luli, Paloka e Ristani, të dilnim në konferenca shtypi dhe media të ndryshme dhe të shpifnim pa asnjë fakt ose me fakte terësisht të fakrikuara si letra e sotme.Të hidhnim vetëm baltë dhe të kriminalizonim njëri-tjetrin pa fund. Fatkeqësisht Saliu dhe Luli kanë 25 vjet që e bëjnë këtë. Shpifin e shpifin me shpresën se në fund do mbetet diçka.Fallsifikojnë dhe fabrikojnë fakte me shresën se balta do ta nxijë kundërshtarin por fatmirësisht nuk jemi të gjithë njëlloj.Balla mohoi dhe vërtetësinë e letrës së publikuar sot nga deputeti Ristani.Balla: Letra që Zoti. Ristani pretendon se është dërguar nga zëvendës.drejtori i përgjithshëm i burgjeve tek Kryeministri është shpifja e rradhës e prodhuar nga fabrika e shpifjeve në SHQUP.Ajo letër nuk e ekziston, por është shtypur në një kompjutër në zyrat e PD. Fatkeqësisht brenda në SHQUP është krijuar një department i veçantë i fabrikimit të dokumentave, letrave dhe emaileve. /Oranews.tv/