Bashkia e Kukësit mbulon me gjysmë burse 163 studentë

Bashkia e Kukësit do të trajtojë me gjysmë burse rreth 163 të rinj që ndjekin studimet pasuniversitare.Sipas përfaqësuesve të bashkisë, niveli i varfërisë së familjeve kuksiane e bën të domosdoshëm trajtimin me shumën modeste të 4 mijë lekëve në muaj për të rinjtë aplikues.Shkëlqim Dulla, Përgjegjës i Seksionit të Arsimit pranë Bashkisë Kukës shprehet:“Të gjithë studentët pavarësisht situatës ekonomike duhet të mbështeten me ndihmë financiare, që të sigurojnë të paktën kushtet minimale për vazhdimin e arsimit. Është rënë dakord që përveç disa studentëve, apo një studenti që plotëson kushtet, i cili është në kushte të veçanta, i mbështetur me bursë të plotë, të tjerët do mbështeten me gjysmë burse.”Debatet në këshillin bashkiak rreth mënyrës së përfshirjes në skemë të rasteve abuzive, detyroi bashkinë që t’i trajtonte të gjithë studentët në mënyrë të barabartë.Lavdrim Shehu, kryetar i Këshillit Bashkiak Kukës, para të pranishmëve deklaroi:“E plotësojnë kriterin për të marrë bursë të plotë deri tek 199, sipas ligjit, sipas numrit të frymëve, pjesa dërrmuese është nën minimumin jetik të parashikuar në vendim, pra nën 26 mijë lek për frymë. Pra i tejkalojnë kushtet e llogaritjes së qeverisë.”Vlera e bursës që përfitojnë studentët nuk kalon kuotën e 4 mijë lekëve të reja në muaj, ndërkohë që vit pas viti numri i kërkesave për trajtim me bursë vjen në rritje./Oranews.tv/