Përmbytjet në Vlorë, nis aksioni për shembjen e ndërtimeve mbi kolektor
Bashkia e Vlorës ka nisur aksionet për shembjen e ndërtesave mbi kolektor dhe kanale kulluese. Kjo për shkak se bllokimi i tyre ka përsëritur përmbytjet në qytetin bregdetar. Bashkia ka paralajmëruar shembjen e çdo objekti që ka bllokuar kolektorin. Pas përmbytjeve që këtë vit e kanë prekur shpesh qytetin e vlorës, bashkia ka nisur shembjen e ndërtimeve me dhe pa leje mbi kolektor dhe kanale kulluese.Sipas kryetarit të bashkisë së Vlorës Dritan Leli, banorët janë lajmëruar më herët që t'i lirojnë banesat për t’i hapur rrugë punimeve për pastrimin e rezervuarit dhe kanalit të ujërave të larta, një ndër shkaktarët e përmbytjes së qytetit.Dritan Leli: "Nuk mund të gjenden vitet se sa ka pa u pastruar, mbase që nga ndërtimi i tij. Është sot i mbushur i tëri me baltë, me inerte, me gjurmë të kohës. Janë objekte që janë ndërtuar në mënyrë abuzive, është bërë evidentimi i tyre që në fillim të punës time dhe të gjitha ato objekte që janë të ndërtuara mbi kanale do të largohen. Për t’i lejuar punonjësit e bashkisë që të pastrojnë sa herë që të kenë nevojë këto kanalizime të cilat mbrojnë qytetin."Në kanalin e ujërave të larta në qytetin e Vlorës prej viteve 90’ nuk është ndërhyrë asnjëherë për ta pastruar. Aksioni që nisi me shembjen e ndërtesave pa leje do vijojë me pastrimin e rezervuarit mbi spital./Oranews.tv/