Kerry në Moskë për krizën siriane, takohet me Putin e Lavrov

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry është takuar me homologun e tij rus Sergei Lavrov gjatë vizitës së tij në Moskë. Ai pritet të takohet edhe me presidentitn e vendit Vladimir Putin.Në qendër të bisedës mes Kerry-t dhe Lavrov ka qenë kriza siriane dhe situata në Ukrainë. Sekretari Kerry pas takimit tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë bashkëpunuar me sukses në shumë çështje të rëndësishme, pavarësisht dallimeve mes tyre.Ai përmendi këtu marrëveshjen bërthamore mes iranit e fuqive botërore, si dhe vlerësoi kontributin e rusisë në biseidmet e fundit në vjenë për cështjen siriane. Sa I përket shtetit islamik, Kerry tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord që grupi terrorist është një kërcënim për të gjithë dhe në çdo vend.Ata janë terroristë të tmerrshëm, sulmojnë kulturën , historinë dhe mirësjelljen, duke mos lënë asnjë alternativë tjetër, vec asaj të bashkimit të vendeve të civilizura në luftën e përbashkët kundër tyre, tha kerri në fjalën e tij.Diplomati amerikan tha se do të ishte positive që SHBA dhe Rusia të kapërcenin dallimet sa i përket Ukrainës në mënyrë që vendi të shkojë përpara si nga ana ekonomike dhe në fusha të tjera.