Protesta dhe përleshje me policinë në Turqi, 7 viktima
Shtatë persona kanë mbetur të vrarë gjatë përleshjeve me forcat policore në juglindje të Turqisë. Sipas autoriteve lokale, dy persona humbën jetën gjatë protestave në qytetin juglindor të Dijabarkir, teksa 5 militantë kurdë u vranë në provincën Mardir në rrethin Dargecit.Automjete të blinduara policore patrulluan rrugët e Dijabarkir, duke përdorur pompa uji dhe gaz lotsjellës ndaj qindra njerëzve të thirur nga Partia Demokratike Popullore pro-Kurde HDP për të protestuar kundër shtetrrethimit dyjavor në qarkun Sur. Shumë të rinj të maskuar u përpoqën të bllokojnë rrugët më tulla dhe mjete rrethanore, teksa goma makinash dhe sende të tjera u dogjen në trotuare.Shumë banorë të qyeteve në shtetrrethim pranë kufirjve me Sirinë dhe Irakun kanë lënë shtëpitë e tyre, shkollat janë mbyllur, teksa policia është stacionuar aty me automjete të blinduara.Sipas të dhënave nga Fondacioni për të Drejtat e Njeriut në Turqi, që nga mesi i gushtit, në shtatë krahina të Turqisë janë vendosur 52 urdhra ndalim-qarkullimi, duke prekur 1.3 milionë njerëz që jetojnë në këto zona.Kaosi dhe protestat në rajon kanë nisur që pas prishjes së armëpushimit mes qeverisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në korrik të këtij viti. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit është përcaktuar si grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të amerikës dhe Bashkimi Evropian.
