Panariti: Në disa zona kemi dyfishuar eksportin

Rritja me 50  % e eksporteve, për ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti është treguesi se politikat e ndjekura nga qeveria për këtë sektor kanë qenë të suksesshme. Duke folur gjatë panairit të  frutikulturës, organizuar në ambientet e kësaj ministrie, Panariti deklaroi se eksporti nga disa zona ëshhtë dyfishuar.Panariti: Këtë vit ne kemi pasur një vit historik përsa i përket eksporteve të bujqësisë shqiptare. Ne kemi pasur në nivel vëndi mbi 50% të rritjeve të eksporteve, ndërsa në disa qarqe si Fier, në Elbasan, ne Berat ne kemi pasur dyfishim të eksporteve. Kjo tregon që bujqësia shqiptare ka marrë rrugën e pandalshme të zhvillimit.Ndaj, duke rikonfuar se bujqësia mbetet sektori kryesor në gjenerimin e të ardhurave, ministri Panariti premtoi se buxheti 2016 garaton më shumë investimeMinistri shprehu angazhimin për të vijuar me investimet në bujqësi, të përqëndruara kryesisht në teknologji.Panariti: Fondet tona për bujqësi ajën orjentuar në ndertimin dhe konsolidimin e zinxhirin të vlerave. Pra duhet të rrisim ofertën. Ky vit që vjen do të jetë viti i nxitjes së rritjes së prodhimit që do të bëhet kryesisht nëpërmjet shtimit të sipërfaqes së serave, nëpërmjet futjes në prodhim të varieteteve të cilët kërkohen nga tregu dhe kjo do të rrisë ofertën. Nga ana tjetër do të investojmë në pikat e mëdha të grumbullimit.Panariti u njoh me produktet bio të zonave të ndryshme të Shqipërisë duke premtuar treg shitjepanariti