Punime te “Kthesa e Murrashit”, aksi Elbasan-Librazhd nga ora 11-12 i bllokuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2015, 10:13
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton bllokimin e aksit rrugor Elbasan-Librazhd.Sipas njoftimit për media, rruga do të bllokohet sot për një orë për shkak të punimeve që po kryhen në këtë aks.“Ju njoftojme se aksi rrugor Elbasan-Librazhd, do të bllokohet ditën e nesërme nga ora 11:00-12:00, për shkak të punimeve që do të kryhen tek vendi i quajtur “Kthesa e Murrashit”.ARRSH u kërkon drejtuesve të automjeteve që të shmangin qarkullimin në këtë aks rrugor, gjatë këtij orari.