Gruevski nuk deklaron kur do dorëhiqet si Kryeministër: Do respektoj marrëveshjen

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk jep asnjë datë konkrete se kur do të largohet nga posti i kryeministrit, ashtu siç parasheh Marrëveshja e Qershorit midis katër partive kryesore politike.Megjithatë një ditë përpara takimit të liderëve ku do të diskutohet zhbllokimi i marrëveshjes së Përzhinës, Gruevski thotë se do ta respektojë atë deri në fund dhe nuk do të lejojë shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme të parapara për në 24 prill të vitit të ardhshëm.A do ta respektoni deri në fund marrëveshjen e Përzhinës?“Marrëveshja e Përzhinës duhet të respektohet dhe duhet patjetër të ketë zgjedhje me 24 Prill të vitit 2016”, u përgjigj Nikolla Gruevski, kryeministër.Presim ose jo që këto ditë të jepni dorëheqje?“ Marrëveshja do të respektohet dhe do të veprohet ashtu siç është paraparë në marrëveshje”, u përgjigj shkurt Nikolla Gruevski.