Djaloshi ngjit njoftimin në shtyllë, Veliaj: O njish, o artist, o grupi, ç'bën mo?!
Që prej ardhjes që tij në detyrë si kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është angazhuar në fushatë sensibilizimi dhe masa konkrete për mbajtjen pastër të kryeqytetit.Por dje në zonën e “Don Boskos”, teksa po inspektonte sëbashku me kreun e OSHEE aksionin për zhvendosjen e një shtylle të tensionit të lartë në mes të rrugës, Veliaj është suprizuar nga një djalosh i ri kur sy për sy i ka ngjitur një letër në shtyllë ku shkruante“Blejmë mobilje të përdoruara” shoqëruar me numrin e telefonit.Një fakt i tillë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e Kryebashkiakut, i cili është dashur ti ndërpresë fjalën kreut të OSHEE, për ti kërkuar llogari ngjitësit të letrës dhe për ta paralajmëruar se do të gjobitet për veprimin.Veliaj: “Si i ngjit vëlla, ne ty fol që ta mbajmë pastër, pse i ngjit mor vëlla?Ne sa e hoqëm një shtyllë ti shko dhe e ngjit në sy tim.Ça bën mor njish?Dhe mos i ngjit më në asnjë vend. Dhe do i çoni gjobë atij patjetër”.Ngjitja e letrës në mure dënohet me gjobë nga 5-20 mijë lekë të reja dhe vjen pas vendimit që ka miratuar Këshilli Bashkiak për të ulur nivelin e ndotjes në Tiranë.Lexoni më poshtë të gjithë bashkëbisedimin e Veliaj me djaloshin:Çela: Më e rëndësishme është që jo vetëm lirimi i këtyre kabllove që varen, që janë....Veliaj: Më fal një sekondë..O njësh, o njësh, o artist, o grupi..Pse i ngjit ato aty mo vëlla? Meri numrin e telefonit, jo jo, merini ndonjëri numrin e telefonit dhe të vijë gjoba aty ku e ngjite.Meri një çikë njëri numrin e telefonit, bëjini një fotografi atij numrit. Si i ngjit vëlla, ne ty fol që ta mbajmë pastër, pse i ngjit mor vëlla?Ne sa e hoqëm një shtyllë ti shko dhe e ngjit në sy tim.Ça bën mor njish?Dhe mos i ngjit më në asnjë vend. Dhe do i çoni gjobë atij patjetër. Më fal ( i kërkon ndjesë administratorit të OSHEE që i ndërpreu fjalën).Është e paimagjinueshme, unë ty fol këtu ai duke e ngjit.