Obama paralajmëron liderët e Shtetit Islamik: “Radhën e keni ju”

Barack Obama bëri një përpjekje për të rivendosur veten si komandant i Përgjithshëm ditën e djeshme (14 dhjetor) gjatë një fjalimi të tij në bazën ushtarake në Pentagon.Ai dha një shenjë paralajmëruese për udhëeqësit e Shtetit Islamik: “Radhën e keni ju”.Toni i ngritur u shfaq nga Presidenti Obama për të ulur zërin e kritikëve që akuzonin presidentin se kishte mungesë agresiviteti ndaj xhihadistëve në Irak e Siri.I rrethuar nga zv/Presidenti Joe Bieden, Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter dhe tre gjeneralë ushtrie, Obama i dënoi liderët e ISIS si rrugaçë, hajdutë, vrasës e gjithashtu konfirmoi vdekjen e Mohammed Emwazi-t, një britaniku të njohur si xhihadisti Xhon.“ISIS do ta ketë më të vështirë për të shpërndarë terrorin dhe propagandën në pjesën tjetër të botës,” tha presidenti gjatë një deklarate 8-minutëshe pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.Strategjia e Amerikës për të gjurmuar udhëheqësit, për ndalimin e financimit të grupit terrorist si dhe propagandës është duke ecur përpara, tha Obama. “Jemi të ndërgjegjshëm se progresi duhet të  vijë sa më shpejt”