Vlahutin: Reforma në drejtësi jo kundër gjyqtarëve, ja pse duhet realizuar
Në konferencën Gjyqësore Kombëtare ku do të zgjidhen katër anëtarët e rinj të KLD, Ambasadorja e BE-së në Tiranë ka shfrytëzuar edhe njëherë rastin për ti bërë të qartë trupës gjyqësore se reforma në drejtësi nuk është reformë kundër tyre.Romana Vlahutin nënvizoi se kjo reformë synon të luftojë sjelljet korruptive dhe korporatiste të asaj pjesë të gjyqësorit që po shkatërron reputacionin e gjyqtarëve të ndershëm dhe themelet e demokracisë në vend.Vlahutin: Ne besojmë së këto përpjekje që u bënë dhe këto tryeza të rrumbullakta ishin tejet të nevojshme sepse sollën sqarime sa i përket përmbajtjes së vërtetë të reformës dhe me anën e tyre janë hequr tashmë lloj-lloj keqinterpretimesh dhe informacionesh fallco.Një prej tyre është që do hiqen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët gjë që nuk është aspak e vërtetë.Kjo nuk është reformë kundër gjyqtarëve, përkundrazi.Kjo reformë është projektuar në mënyrë që të sillet sërish besimi dhe dinjiteti i të gjithë atyre që e bëjnë punë me përkushtim dhe në mënyrë të ndërgjegjshme.Por dhe për ti dhënë fund njëherë e mirë të gjithë atyre sjelljeve korruptive dhe joprofesionale të disave që po shkatërrojnë reputacionet e të gjithë profesioneve tuaj dhe themelet e demokracisë në Shqipëri.Ka shumë elementë kjo reformë, një arsye kyçe për të është mungesa thelbësore e besimit në sistemin gjyqësor shqiptar.Mungesë besimi nga bizneset, komuniteti ndërkombëtar,ata mes jush në fakt por mbi të gjitha dhe më e rëndësishmja nga qytetarët. Një nga arsyet kryesore pse ekziston mungesa e besimit janë aludime të ndryshme për korrupsion dhe korporatizëm.Duke e vendosur veten në pozitën e gjyqtarit të ndershëm, Vlahutin dha arsyet pse do ta kërkonte me insistim reformën në drejtësi.Vlahutin: Po të isha unë gjyqtare në Shqipëri, do të isha e parë që do kërkoja reformën duke përfshirë dhe rivlerësimin e gjyqtarëve.Kjo për arsye se do të doja që të mbroja respektin por dhe vlerësimin për punën time dhe profesionin tim.Ata që i shërbejnë ligjit janë mbrojtësit kryesorë të Kushtetutës dhe demokracisë.Janë pikërisht ata që integriteti profesional dhe personal i tyre duhet të jetë i pastër.Si të gjithë ata që shërbejën në isntitucionet publike edhe gjyëqtarët e kanë përgjegjësinë e tyre ndaj qytetarëve dhe askujt tjetër.Sot konferenca gjyqësore kombëtare do votojë katër anëtarë për KLD, një institucion që do ndryshohet në mënyrë rrënjësore.Ndoshta disa ngrenë pyetjen se pse të votohen anëtarë të rinj për një periudhë kaq të shkurtër?Të gjithë aranxhimet institucionale duhet të respektohen deri sa të hynë në fuqi të rejat.Këshilli i ri, ai i lartë gjyqësor do të ketë kompetenca më të gjera.Po ashtu ky Këshill i Lartë gjyqësor duhet të ketë një funksion edhe për planifikimin strategjik.Projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që është në shtjellim duhet të ketë procedura më të qarta për transferimin dhe promovimin e gjyqtarëve.Për ti qëndruar edhe njëherë deklaratës se gjyqtarët nuk duhet të kenë frikë nga “gjueti shtrigash”, Vlahutin vuri theksin tek rrogat e gjyqtarëve dhe masat mbrojtëse ndaj tyre për të qenë të paprekur nga asnjë lloj presioni apo shantazhi nga zyrtarët e lartë.Vlahutin: “Gjyqtarët duhet të kenë rrogat e duhura, fleksibilitet në karrierë dhe duhet të kenë mundësi të çohen për të punuar dhe organizata ndërkombëtare, me garancinë që do kenë mundësinë që të vazhdojnë punën e tyre në pozicionet që kanë pasur më parë pasi mandati i tyre në atë organizatë të ketë përfunduar.Në një demokraci funksionuese gjyqtarët duhet të mbrohen nga çdo lloj presioni, qoftë me anën e telefonatave nga zyrtarët e lartë, qoftë me anën e ofertave apo kërcënimeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve, apo çfarëdo favori apo shantazhi.Juve jeni besuar me dhënien e drejtësisë, ju keni pushtetin ti shërbeni njerëzve, popullit dhe vendit tuaj. Nuk mund të imagjinoj dot privilegj më të madh sesa ky.Ne në BE besojmë fort se të gjithë ata mes jush që respektojnë ligjin dëshironi ta shihni vendin tuaj si një vend të barabartë mes vendeve demokratike dhe për atë arsye do jeni mbështetësit më të flaktë të kësaj reforme”.