Rama: Ndërtuesit pa leje Saliu i importoi nga Alpet dhe i bëri pronarë në Jon, reagon Basha

Kryeministri Edi Rama akuzon paardhësin e tij Sali Berisha se ka bërë pronarë të 50 mijë ha tokë në Saranë persona që detin Jon e kanë parë për herë të parë pasi fitoi Saliu pushtetin. Më tej Rama tha se Berisha bëri pronarë në Jon ata që i importoi nga Alpet, duke iu referuar veriut të venditNga Saranda ku ndodhej në një takim me socialistët në kuadër të turit “Të pastrojmë më tej Shqipërinë" Rama tha se u bë bathorizimi edhe i parajsës shqiptare të bregut Jon.Edi Rama: 25 vjet çfarë u bë nga Llogaraja e teposhtë, në atë parajsë që çdo shtet normal, çdo qeveri me pak mend dhe me shumë dashuri për popullin e për vendin e vet, do e kishte kthyer në një motor të ekonomisë kombëtare, në një simbol të turizmit mesdhetar?! E vetmja gjë që sollën përtej Llogarasë ishte Bathorja, bathorizimi edhe i parajsës shqiptare të bregut Jon. Ndërto ku të mundesh, se ndërtimi është bereqet! Prit, sharro ullinj, sharro portokalle, ndërto mbi kanale vaditëse, ndërto mbi ujësjellës, ndërto mbi zhavorr, mbi breg, mbi det se nga kjo vjen e mira e madhe!Çfarë gjetëm ne?! Një breg jonian nga Llogaraja deri në kufi këtu me fqinjët tanë, me ndërtime pa leje. Mirë pa leje, se dhe stërgjyshërit tanë nuk morën leje gjëkundi, por të shëmtuara deri në pikën ku nuk mund të thuhet. Se çdonjëri nga këta ndërtuesit pa leje, - jo nga ata që i importoi Saliu nga Alpet, që i bëri pronarë në Jon, s'flas për ata, - flas për ata që kanë qenë këtu, stërnipërit e atyre që ndërtuan Dhërmiun, që ndërtuan Vunoin, që ndërtuan Himarën, që ndërtuan Qeparoin e vjetër, që ndërtuan Borshin, që ndërtuan edhe Sarandën, si ka mundësi?! Stërgjyshërit bënë fshatra që janë sot trashëgimi kulturore shqiptare dhe që janë estetikisht të shkëlqyera dhe që çdo turist do të ëndërronte të vinte të kalonte pushimet nëse do të ishin të trajtuara dhe të pajisur për turizëm.Stërnipërit shkatërruan syrin përveç natyrës, stërgjyshërit kurrë nuk u kuturisën të venë të vinin themele mbi Vjosë. U desh të vinte Saliu që t'iu merrte tepelekun e mendjes gjithë atyre që kishin pesë lekë, edhe t'i niste të ndërtonin mbi shtratin e lumit. E jo të ndërtonin mbi shtratin e lumit, por të merrnin të ndërtonin me gurët që merrnin nga argjinaturat. Merre nga diga, që është bërë për të mbrojtur nga uji, ndërto shtëpinë! Pastaj e ke ujin në shpi sa herë bie shi, të vjen uji për vizitë, të përshëndet, e nga dashuria e madhe të merr me vete e ti nuk di më se ku t'i gjesh delet e pulat.10 mijë ha përmendi deputeti këtu, mbi 50 mijë ha janë të identifikuara si të grabitura nga persona që figurojnë pronarë dhe që detin Jon e kanë parë për herë të parë pasi fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre. Uji?! Pa ujë. Dritat?! Çohen dhe në mënyrën më të paturpshme ankohen, bërtasin në emrin tuaj. "Shikojeni, po ju ikin dritat, po ju ikin dritat, sezoni, turizmi, etj". Ata i lanë që të gjitha zonat nën shtylla prej druri që nguli Enver Hoxha dhe me telat e uzinës së telave të Enver Hoxhës. Një tel nuk ndërruan.Menjëherë ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha i cili deklaroi se Rama shpreson të gjejë strehë në jug duke sulmuar veriun