Le Figaro: Shqipëria në 5 destinacionet për t’u vizituar në vitin 2016
E përditshmja franceze LE FIGARO në një artikull të publikuar, ka përfshirë edhe Shqipërinë në listën me 5 destinacionet për t’u vizituar në vitin 2016.“Këto janë 5 vende që do të ndryshojnë rutinën tuaj të zakonshme dhe premtojnë se do të jenë vizita ndryshe dhe të paharrueshme,” shkruan LE FIGARO.Nga njëri vit në tjetrin, dëshirat ndryshojmë dhe destinacionet ku ëndërroni të shkoni nuk janë të ngjashme.Është gjithnjë vështirë të zgjedhësh destinacionin e radhës. Por 5 vendet që duhen vizituar për 2016-n janë:1 – Kuba
Kryeqyteti i Kubës po pëlqehet gjithnjë e më shumë. Sot vendi i purove dhe salsas shihen si destinacioni i vitit 2016.2 – Rusia
Rusia regjistron një rritje prej 19% të fluturimeve drejt saj në tre vitet e fundit, dhe 27% drejt kryqytetit Moskë. Për një pushim ekzotik të garantuar, udhëtuesin e shohin si destinacion të mundshëm këtë vend.3 – Cape Verde
Popullariteti i këtij vendi është rritur shumë. Cape Verde, një vend që konsiston në 10 ishuj në brigjet e Senegalit, pa një numër klikimesh të rritur me 15% që nga viti 2012. Në një destinacion plot peisazhe dhe me kulturë të pasur si ky mund të shijoni dhe muzikën e mirë.4 – Shqipëria[caption id="attachment_636809" align="alignnone" width="805"]
Kështjella e Shkodrës[/caption]Është paksa surprizë ky destinacion, ashtu si dhe kualifikimi i shqiptarëve në Euro2016. Me më shumë se 10% rritje të kërkesave për të vizituar Shqipërinë nga viti 2014 në vitin 2015, ky është një vend që renditet në destionacionet kryesore për t’u vizituar në vitin 2016. Mes parqeve kombëtare dhe plazheve mahnitëse, është një vend që ka shumë për t’ju ofruar. Disa nga gjërat që mund të shikoni në Shqipëri: Xhamia e Ethem Beut, rrugët e Gjirokastrës, rrënojat antike në qytetin e Apollonisë, brigjet bregdetare shqiptare.5 – Sllovenia
Sllovenia ka përjetuar rritjen më të madhe të numrit të turistëve vitin e kaluar, me 19%. Verë apo dimorë qotë, ky destinacion europian po bëhet gjithnjë e më popullor për aktivitetet sportive si ski në dimër, e xhiro me kanoe në verë.