VV kërkon para nga simpatizantët e saj për financimin e aksioneve

Lëvizja Vetëvendosje, e cila po udhëheq opozitën kosovare muajt e fundit, duket se ka nisur të ketë probleme me financimin e aksioneve të saj.Për këtë arsye, kjo lëvizje ka dalë edhe publikisht për të kërkuar ndihmën në të holla prek simpatizantëve të saj në mënyrë që të vazhdojnë me të njëjtin ritëm aksionet dhe veprimet e tyre.Është lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ai i cili ka dalë përmes një video për të kërkuar ndihmë financiare nga përkrahësit e tyre. Ymeri thotë se në kushte të tilla nga ne kërkohet edhe më shumë punë, edhe më shumë aksione dhe më shumë angazhim.“Të nderuar miq. Muajt e fundit, sigurisht se keni përcjellur aksionet e pandërprera të Lëvizjes sonë, për t’i ndalur dy marrëveshje tepër të rrezikshme për vendin tonë.Aktiviteti ynë është shtuar, ashtu siç është shtuar edhe presioni ndaj nesh.Në kushte të tilla nga ne kërkohet edhe më shumë punë, edhe më shumë aksione dhe më shumë angazhim. Për të mbuluar kostot financiare të një situate të tillë, si zakonisht, ne na duhet ndihma dhe mbështetja juaj”, ka thënë Ymeri.

THIRRJE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE“Të nderuar miq,Muajt e fundit, sigurisht se keni përcjellur aksionet e pandërprera të Lëvizjes sonë, për t’i ndalur dy marrëveshje tepër të rrezikshme për vendin tonë.Aktiviteti ynë është shtuar, ashtu siç është shtuar edhe presioni ndaj nesh. Në kushte të tilla nga ne kërkohet edhe më shumë punë, edhe më shumë aksione dhe më shumë angazhim.Për të mbuluar kostot financiare të një situate të tillë, si zakonisht, neve na duhet ndihma dhe mbështetja juaj, të cilën mund ta bëni në këta numra të llogarisë:ProCredit Bank KosovaINICIATIVA QYTETARE LEVIZJA VETEVENDOSJENr. i xhirollogarisë: 1189-001551-0001-36IBAN: XK051189001551000136SWIFT CODE: MBKOXKPRXXXNdryshimin do ta bëjmë vetëm së bashku!Ju faleminderit!”Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on 2015-12-13