LSI: Më shumë buxhet në bashki për mbështetjen e grave

Lëvizja Socialiste për Integrim do të vijojë të kërkojë më shumë buxhet në mbeshtetje të grave dhe madje do të garantojë zbatimin e politikave në mbështetje të tyre. Në një takim kosultues me Shoqerinë Civile për buxhetin e Bashkisë Tiranë, këshilltarë të LSI por edhe eksponentë të rëndësishëm të Forumit të Gruas së kësaj force është garantuar pikërisht kjo gjë.Xhixho: “Kemi lobuar fort për një buxhet rinor, kemi lobuar fort për mundësi të reja për gratë të cilat kanë një aftësi, kanë një ide, kanë një iniciativë dhe të cilat kërkojnë padyshim një mbështetje fillestare për të hapur një biznes dhe për të mbështetur një ide të tyre.”Rrokaj: “Roli i gruas në tërësi dhe i gruas sipërmarrëse në veçanti të ketë atë vend që i takon në Bashkinë e Tiranës dhe në shoqëri.”Në pozicionin e numrit dy të bashkisë Tiranë, Brunilda Paskali garantoi se për vitin 2016 është vënë në dispozicion 6 milionë lekë të reja që do ti jepen cdo gruaje sipërmarrëse biznesi i të cilave do të ketë mundësi hapje vendesh pune.Paskali: “Ky fond është planifikuar në buxhetin e Bashkisë për t’i përdorur për të ngritur një biznes , për të përmirësuar biznesin e tyre, për të bërë një projekt që ato e mendojnë se do të ketë një impakt në punësim. Kjo është një gjë që ne jemi vërtet të kënaqur që jua themi sot. Detyra jonë është që të vazhdojmë këtë buxhet gjinor në vitet e tjera dhe ndërkohë të shikojmë edhe fusha të tjera”Si gjatë diksutimit të buxhetit të bashkisë dhe buxhetit të shtetit LSI ka kërkuar më shumë mbështetje për biznesin dhe më pak politike shtrënguese që nuk e ndihmojnë atë.lsi/Oranews.tv/