Një traget dhe një anije ndotën plazhin? Kërkohet riekspertim i hidrokarbureve

Grupi hetimor kërkon riekspertim të hidrokarbureve të dy mjeteve lundruese, një traget dhe një anije tregtare, pasi dyshohet se njëra prej tyre ka shkarkuar hidrokarburet në det mëngjesin e 8 tetorit, ku për pasojë u ndot i gjithë bregdeti me një largësi 3.5 kilometra nga Ura e Dajlanit e deri në afërsi të pistës "Iliria".Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ndotja masive një muaj më parë në bregdetin e Durrësit dyshohet të jetë shkaktuar nga njëra prej dy anijeve që hyjnë e dalin shpesh në portin e Durrësit.Sipas burimeve nga Prokuroria, rrethi i hetimeve është zvogëluar dhe janë ngritur dyshime të forta se ndotja është shkaktuar nga një prej dy anijeve, të cilat hyjnë dhe dalin shpesh nga porti i Durrësit.Bëhet fjalë për një traget udhëtarësh dhe një anije tregtare. Për të dalë në konkluzione përfundimtare, ekspertët kanë kërkuar riekspertim të hidrokarbureve në dy anijet, përkatësisht në një traget udhëtarësh dhe një anije tregtare.Burime nga grupi hetimor, i cili përbëhet nga ekspertë të fushave të ndryshme, sqarojnë se ekspertë dhe inspektorë të mjedisit kanë marrë mostra të lëndëve djegëse, pasi gjatë ekspertimit të parë janë vërejtur disa komponentë të ngjashme me atë çfarë u gjet në bregdet, mbi një muaj më parë."Kemi dyshime se, monstrat e marra në bregdet të krahasuara me të mjeteve lundruese që kanë lundruar në ujërat tona, korenspondojnë me një prej dy mjeteve lundruese, të cilat i kemi nën monitorim të rreptë, pavarësisht se ushtrojnë aktivitetin. Bëhet fjalë për një anije tregtare dhe një traget pasagjerësh, por do të jenë analizat ato qe do të përcaktojnë nëse kemi të drejtë, pao jo. Prandaj kemi hërkuar riekspertim të monstrave të këtyre dy mjeteve, me ato të siguruara në bregdet ditën e ngjarjes", pohuan burime nga grupi hetimor.Nga derdhja e vajit të djegur të motorëve të anijeve u ndotën rreth 3 km vijë bregdetare, nga Ura e Dajlanit e deri në afërsi të pistës "Iliria".Për këtë çështje, prokuroria ka ngritur akuzën e ndotjes së ujërave, vepër penale që sipas legjislacionit shqiptar dënohet nga 5 deri 10 vjet burg dhe me qindra mijëra euro gjobë.Edhe pse ka kaluar mbi një muaj nga katastrofa që përfshiu bregdetin e Durrësit, organet kopetente nuk kanë mundur të zbardhin ngjarjen.