Le Pen pëson disfatë por Valls thotë: Rreziku sërish mbetet permanent

09Rritja e ekstremit të djathtë në Francë është e pandalshme.Kështu ka deklaruar liderja e Frontit Nacional Marin le Pen para mbështetësve menjeherë pas rezultateve që treguan se partia e saj nuk kishte marrë asnjë rajon.Partia e anti emigracionit dhe anti Europës dështoi të transportojë suksesin e raundit të parë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale të mbajtur dje në Francë, pasi socialistët u tërhoqën nga gara në rajonet kryesore dhe u bënë thirrje mbështetësve të mbështesin konservatorët e Sarkozy.Lë Pen korri një fitore dërrmuese në raundin e javës së kaluar, rezultat i cili tronditi politikën franceze dhe çoi në një strategji të përbashkët socialistët me republikanët për të frenuar fitoren e dytë të ektremistëve të djathtë.Rezultatet e të dielës u pritën me zhgënjim, britma dhe neveri në selinë e Le Pen, e cila gjithsesi falenderoi votuesit duke u shprehur:"Tani ndarja nuk është më mes të majtëve dhe të djathtëve, por mes patriotëve dhe globalistëve. Kjo ndarje do të jetë edhe në presidencialet e 2017. Secilit prej jush do ti kërkohet të pozicionohet politikisht, dhe kjo do të jetë një zgjedhje jetike për vendin tone. Në javet që vijë ne do të mobilizohemi në të gjithë vendin për të mbledhur të gjithë francezët që duan të kontribuojnë në rregullimin e vendit tonë të dashur. Të bashkuar asgjë nuk mund të na ndalojë, rroftë Republika Franceze, rroftë kombi, rroftë Franca"Republikanët e Sarkozi dhe aleatët e qendrës së djathtë morën 57.5 për qind të votave në rajonin bastion të  Le Pen kundrejt 42.5 për qind të saj, por pavarësisht humbjes së thellë sërish kryeministri Manuel Valls deklaroi se rreziku i ekstremit të djathtë mbetet permanent.Valls: Pikësëpari përshëndes të gjithë votuesit që iu përgjigjën me guxim thirrjes për të bllokuar frontin nacional. Sonte gjithsesi nuk ka vend për triumafalizim. Rreziku që vjen nga ekstremistët e djathtë nuk ka shkuar shumë larg dhe ne nuk duhet të harrojmë rezultatet e raundit të parë.Me herët kryeministri i Francës Manuel Valls ka dekalruar se një fitore e Frontit Nacional do ta çonte Francën drejt një lufte civile. Rritja e popullaritetit të Partisë së drejtuar nga Le Pen erdhi mënjëherë pas sulmeve të Parisit, në të cilat 130 persona humbën jetën. Me këtë rezultat, shanset e Marine Le Pen për zgjedhjet presidenciale 2017 bien ndjeshëm./Oranews.tv/