Kosovë, VV paralajmëron trazira në seancën e ditës së hënë
Seanca Parlamentare e Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet të hënë e 14 dhjetorit me shumë gjasa do të bllokohet ashtu sic ka ndodhur rëndom kohët e fundit.Në një konferencë për shtyp, një ditë para seancës VV deklaron se nuk do të lejojë mbajtjen e asnjë séance derisa qeveria të anulojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, me palën serbe.“Ne nuk do të lejojmë asnjë kthim të normalitetit të institucionit, për shkak se nuk mund të ketë normalitet në këtë gjendje që është krijuar me këto marrëveshje”, tha Çuashi.Përsa i përket djegies së 4 makinave zyrtare të shtunën, përgjegjësinë e së cilës e mori grupi anonim nënkryetari Çuashi tha se Lëvizja VV nuk ka të bëjë me këtë ngjarje.“Ne kemi parë nga media të afërta me pushtetin shpifje të tilla gjoja se këto aksione i kanë marrë përgjegjësi aktivistë të VV, mund të konfirmoj se nuk ka asgjë të vërtetë”.Ndërkaq më 17 dhjetor, Presidentja Atifete Jahjga do të mbajë fjalimin vjetor në një seancë të mbushur me dyshime, nëse do të realizohet apo bllokohet.VV nuk është prenoncuar, kurse AAK-ja ka deklaruar se nuk do të pengojë fjalimin e Presidentes.