Donald Lu: Gjyqtarë të korruptuar mund të futeni në burg. Për të ndershmit ndryshimi po vjen
Ambasadori amerikan, Donald Lu, ashpërsoi tonet ndaj gjyqtarëve të korruptuar dhe prokuroreve te korruptuar. Ai u kujtoi atyre se e kane vendin ne burg, ndërsa ishte mjaft i qartë edhe kur i kërkoi atyre që kanë ora më të shtrenjta se makina e tij, se janë të korruptuar. Këto qëndrime u përforcuan edhe nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.Tirane- Ambasadori amerikan Donald Lu, përdori si moment shembulli, makinën e tij, në një nga deklaratat më të forta të kohëve të fundit per sistemin e drejtësisë në Shqipëri.Në konferencën gjyqësore ai tha se gjyqtarët e korruptuar duhet ta lënë menjëherë detyrën se shumë shpejt mund të futen në burg.Donald Lu flet në shqip: "Për gjyqtarët e korruptuar: Ma merr mendja se shumë prej jush nuk do ta identifikonin veten si gjyqtarë të korruptuar. Më lejoni t’jua them këtë në shqip, për të qenë i qartë. Prova ime për korrupsionin është shumë e thjeshtë. Nëse keni marrë ndonjëherë para ose favore në shkëmbim të një vendimi gjykate, jeni një gjyqtar i korruptuar. Edhe nëse e ke bërë këtë vetëm një herë, ke thyer ligjin dhe nuk je i përshtatshëm të shërbesh si gjyqtar.Një kriter tjetër, shumë i thjeshtë. Nëse ulni kokën dhe shihni kyçin e dorës e mbani një orë që kushton më shumë se makina ime ka të ngjarë të jeni një gjyqtar i korruptuar.Në Konferencën Gjyqësore Kombëtare, Ambasadori i SHBA-së, Doland Lu kishte dy mesazhe: një për gjyqtarët e korruptuar dhe një për gjyqtarët e ndershëm.Për gjyqtarët e ndershëm ndryshimi po vjen tha Lu në anglisht, ndërsa gjyqtarëve të korruptuar i përcolli mesazhin në gjuhën shqipe (Flet në anglisht) Nëse ky është rasti, ju nxis ta lini këtë profesion menjëherë, mund dhe të përfundoni në burg së shpejti" Ndërsa mesazhi për gjyqtarët e ndershëm ishte: Kini besim se ndryshimi po vjen.Donald Lu: Kini besim se ndryshimi po vjen. Besoj se pjesa më e madhe e gjyqtarëve janë profesionistë që duan të jenë krenarë për profesionin e tyre. E di që është e vështirë të jesh gjyqtar i ndershëm në Shqipëri. Nuk punon për shumë para dhe ka trysni në çdo drejtim për të marrë vendime. Gjyqtarët e ndershëm si ju meritojnë të punojnë në një sistem që shpërblen integritetin, meritoni të promovoheni në bazë të meritës dhe përvojës dhe të bëheni simboli i meritës dhe së drejtës në Shqipëri në vend të imazhit të sotëm të gjyqtarëve të korruptuar që mbajnë ora CartierGjyqtarë e prokurorë të ndershëm flisni kundër politikanëve të korruptuar Ambasadori nxiti gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm të flasin kundër politikanëve të korruptuar dhe kolegëve të paaftëDonald Lu:Gjyqtarët e ndershëm e dinë se ndryshimi i sistemit të drejtësisë nuk do të jetë i lehtë. Reformat e mëdha janë të nevojshme për të zvogëluar korrupsionin për ta bërë sistemin e derjtësisë më të pavarur dhe llogaridhënës.Tani është koha për gjyqtarë e prokurorë të ndershëm të flasin në favor të konceptit të reformës në drejtësi dhe kundër politikanëve të korruptuar dhe prokurorëve dhe gjyqtarëve të paaftë, që qëndrojnë në rrugën e ndryshimit. Mund të bini ose mund të mos bini dakord me propozimet aktuale të reformës në drejtësi, kjo është normale në çdo demokraci. Ju lutem mësoni se SHBA e BE kanë qenë hartues aktivë të çdo pjese reforme dhe ne mbështesim plotësisht paketën aktuale të reformave.Ne dimë se pas 19 tryezave të rrumbullakëta publike dhe informacionit të Komisionit të Venecias, ky propozim do të ndryshohet për të pasqyruar idetë më të mira të kësaj shoqërie sipas standardeve ndërkombëtare.Në mbyllje më lejoni tua ribëj sërish pyetjen: Çfarë bëni ju kur një politikan përpiqet tu tregojë sesi të vendosni, ose kur dikush përpiqet t’u japë rryshfet?Mezi pres ditën që në Shqipëri përgjigjja mund të jetë: Nuk e di, kjo nuk më ka ndodhur kurrë.Deklaratës së kryediplomatit Amerikan, iu bashkua dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, e cila tha se refoma në drejtësi nuk është kundër gjyqtarëve, por është kundër atyre që shfrytëzojnë detyrën duke ngritur në sistem korrupsionin.Romana Vlahutin: Kjo reformë është projektuar në mënyrë që të sillet sërish besimi dhe dinjiteti i të gjithë atyre që e bëjnë punë me përkushtim dhe në mënyrë të ndërgjegjshme. Por dhe për ti dhënë fund njëherë e mirë të gjithë atyre sjelljeve korruptive dhe joprofesionale të disave që po shkatërrojnë reputacionet e të gjithë profesioneve tuaj dhe themelet e demokracisë në ShqipëriDy ambasadorët ndanë mendimin se në sitem ka gjyqtarë të ndershëm, dhe i kërkuan atyre aleancë në luftën kundër kurrupsionit në sistemin e drejtësisë.[caption id="attachment_637021" align="alignnone" width="641"]
Makina e Donald Lu dhe nje ore Cartier[/caption] • Fjala e plotë e ambasadorit Lu në Konferencën Gjyqësore Kombëtarehttps://youtu.be/Ry2QuI0dUAQLexo me shume çfarë u deklarua në atë konference :Shqetësimi i Kryeprokurorit, Llalla: Aktorët vendas dhe të huaj fjalor negativ ndaj gjyqtarëve e prokurorëveVlahutin: Reforma në drejtësi jo kundër gjyqtarëve, ja pse duhet realizuarZaganjori: Reforma ne drejtesi jo në kushtet e presionit dhe me modele të paprovuara/Oranews.tv/ /Oranews.tv/