Kapet para shkëmbimit 30 kg kanabis, arrestohet transportuesi dhe pritësit

Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona për trafikim të lëndëve narkotike.Julian Bylyku 36 vjeç, Nikos (Astrit) Medolli 43 vjeç dhe Gramoz Vila 44 vjeç u kapën në flagrancë me 30 kg kanabis gjatë operacionit antidrogë të koduar “Tresteniku”.Policia arrestoi fillimisht Julian Bylykun, në vendin e quajtur “Varrezat e Vishocicës”, në Devoll.Policia kishte marrë informacione në rrugë operative që ky shtetas po transportonte lëndë narkotike me një karrocë të cilën e kishte ngarkuar me bazë ushqimore për bagëti.Nga kontrolli i ushtruar prej punonjësve të Shërbimit të Rendit të Komisariatit të Policisë Devoll, poshtë bazës ushqimorë iu gjetën të fshehura 2 çanta me pako kanabisi, me peshë totale 30 kg e 135 gram.Pas arrestimit të transportuesit, blutë vunë në pranga dhe dy pritësit e drogës, Gramos Vila dhe Nikos Medolli. Kapja e tyre u bë në qytetin e Bilishtit, ku po prisnin të merrnin sasinë e kësaj lëndë narkotike me automjetin tip “Opel Astra”, me targa AA 272 GR.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:A - 30 kg e 135 gram, lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.B - 1 automjet i markës “Opel Astra” me targa AA 272 GR në përdorim të shtetasit Gramos Vila.C- 7 aparatë telefonikë celularë.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.[caption id="attachment_636870" align="alignnone" width="373"]8 Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_636869" align="alignnone" width="411"]bdc444e8-dcbd-40e3-93a6-d1f7478fa117 Mjeti me te cilin do transportohej droga[/caption][caption id="attachment_636868" align="alignnone" width="466"]cec80dac-944c-41ea-ab14-523bc30bc7ce Mjeti me te cilin do transportohej droga[/caption]