I blenë delen me euro fallco bariut, arrestohen me 3800 euro falsifikatorët

Arrestohen tre persona për falsifikim monedhash. Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Dionis Vina, 33 vjeç, banues në Korçë (i cili ka kryer 14 vite burg, në Shtetin Grek, për veprën  penale   të “Vrasjes”, e ka dalë i lirë në muajin qershor)
  • Robert Murataj, 55 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë, me 2.5 vjet heqje lirie, në Greqi për  veprën  penale “Plagosje e Rëndë”)
  • Aleks Qiqi, 31 vjeç, banues në fshatin Dvoran (i dënuar më parë, me 6 vjet e 3 muaj, heqje lirie në Greqi, për veprën penale “Aksident me pasojë vdekjen”)
Policia sqaron se arrestimi i tre shtetasve erdhi pas denoncimit të  shtetasit A.Q, 43 vjeç më datë  11.12.2015Ky shtetas deklaron se:  “më datë 11.12.2015, tre shtetas të paidentifikuar,  me një automjet të markës “Opel” me ngjyrë blu, me targë AA 686 CA, i kanë blerë  atij një kokë bagëti të imët (dele) dhe i kanë dhënë dy kartmonedha të prerjes 50 Euro, me të njëjtin numër  serie  të dyja ,V49948758859  të  dyshuara , si të falsifikuara”.Menjëherë, pas marrjes së kallzimit nga ky shtetas, duke përdorur metoda speciale të hetimit, u bë i mundur  identifikimi dhe kapja në flagrancë e shtetasve të mësipërm, sëbashku me automjetin  e sipërpërmendur me targa AA686 CA,  tek  vendi  i  quajtur “Stacioni i furgonave” në lagjen nr.9  në Korçë.Nga kontrolli i ushtruar, shtetasit Robert Murataj, në çantën personale të tij,  iu gjetën  dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale :-27 kartmonedha të prerjes 100 Euro dhe-20 kartmonedha të prerjes 50 Euro (të gjitha këto kartëmonedha, me të njëjtin numër serie V49948758859)Gjithashtu me cilësinë e provës materiale  u sekuestruan edhe :
  • Një automjet i markës “Opel Zafira”, me ngjyrë blu të errët, me targë AA 686 CA.
  • Tre aparate telefonik celularë, të markës Samsung.
  • Si edhe  një leje qëndrimi, nga Shteti Grek, që e posedonte, shtetasi Dionis Vina  (Panajot Doko ) e cila dyshohet,  se  është e falsifikuar.
Në  vijim të hetimeve në lidhje me këtë rast, rezulton gjithashtu se  të tre këta shtetas, janë autorë edhe të një tjetër ngjarje,  të ndodhur më datë 05.12.2015, për të cilën ka bërë kallëzim shtetasi :-B.M, 30 vjeç, banues në Korçë, punonjës në një pikë  llotosporti, në lagjen 12, Bulevard “Republika”.I  cili ka deklaruar se, po në këtë datë, një person i pa identifikuar, ka kryer pagesën për një skedinë, me një kartmonedhë të prerjes 100 euro, të dyshuar si të falsifikuar.Materialet  në ngarkim të shtetasve,  i kaluan, për veprime të mëtejshme,  Prokurorisë pranë  Gjykatës  së  Shkallës  së  Parë Korçë, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim si dhe “Falsifikimi i dokumenteve “.[caption id="attachment_636208" align="alignnone" width="640"]02f79a1e-7528-4698-8131-2b20bbbd9b8e Eurot fallco, celularët dhe mjetet e identifikimit të të arrestuarve[/caption][caption id="attachment_636209" align="alignnone" width="476"]1f3549c7-b906-484a-9788-6c9ffb409a9e Mjeti i të arrestuarve[/caption]