Shqipëria në grup me Francën, Rumaninë dhe një "derbi" me Zvicrën
Shqipëria do të përballet në finalet e kampionatit Europian me vendin organizator Francën, Zvicrën e shqiptarëve dhe Rumaninë e Iordanescut. Këtë ka prodhuar shorti i hedhur në Paris, ku përfaqësuesja kuqezi do të jetë pjesë e grupit A dhe ku ëndrra për të shkuar më tej se faza e grupeve është gjithnjë e pranishme.Takimin hapës kombëtarja shqiptare do ta zhvilloj më 11 qershor në orën 15 : 00, kundër përfaqësues helvete, ku luajnë 6 lojtarë me origjinë shqiptare (Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Berhami, Pajtim Kasami, Blerim Dzemaili, Admir Mehmedi) në stadiumin e qytetit të Lensit “ Bollart – Delelis”, me vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka kundër njëri-tjetrit.Më 15 Qershor kuqezinjtë do të përballen me Francën e Deschamps në stadiumin Vellodrome të Marsejës në orën 21, aty ku Cana do të rikthehet në qytetin ku ka shkëlqyer më shumë në karrierën e tij. Ndërkohë që sfidën përmbyllëse të kësaj faze skuadra e De Biasit do ta luajë më 19 qershor në orën 21 në “Stade des Luminers” të Lyonit, kundër Rumanisë. Një grup i vështirë, por jo i pakalueshëm për kombëtaren shqiptare.Shorti nuk përcaktoi një grup të vërtetë ferri, ku i vetmi që mund të evidentohet mbi të tjerët është grupi E ku bëjnë pjesë Belgjika, Italia, Republika e Irlandës dhe Suedia. Gjermani kampione e botës do të përballet me Ukrainën, Poloninë dhe Irlandën e Veriut.Spanja që është edhe kampionë në fuqi e Europës do të jetë pjesë e grupit D sëbashku me Republikën Ceke, Turqinë dhe Kroacinë. Anglia e Roy Hockson do të duelojë me Rusinë , Uellsin dhe Sllovakinë, ndërsa kuadrin e grupeve e mbyll ai F, ku bëjnë pjesë Portugalia e Ronaldos, Islanda, Hungaria dhe Austria. Ky eveniment mjaft i rëndësishëm do ta ketë zanafillën me 10 qershor dhe do të mbyllet me finalen e madhe të St.Denis më 10 Korrik.Euro 2016 , Valon Behrami pas shorteut: Nuk mund ta besojGianni De Biasi foto me trajnerët kundërshtarë të Grupit ADatat dhe oraret e ndeshjeve të Shqipërisë Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj na ka njohur me oraret dhe datat e perballjeve te Shqipërisë në Euro 2016 të vlefshme për fazën e grupeve.
- 11 Qershor - SHQIPËRI : Zvicër (Lens, Ora 15:00)
- 15 Qershor - SHQIPËRI : Francë (Marseille, Ora 21:00)
- 19 Qershor - SHQIPËRI : Rumani (Lyon, Ora 21:00)
Grupi A: Francë, Rumani, Shqipëri, ZvicraGrupi B : Angli, Rusi, Uells, SllovakiGrupi C: Gjermani, Ukrahinë, Polonia, Irlanda e VeriutGrupi D: Spanja, Çekia, Turqia, , KroaciGrupi E : Belgjika, Republika e Irlandës, Suedia, ItaliaGrupi F : Portugalia, Islandë, Hungaria, Austria[caption id="attachment_636151" align="alignnone" width="609"]
De Biasi dhe trajneret e kombetareve me te cilet do te perballet ne Euro 2016[/caption]
Ora 18: 55 Reagon kryeminstri Rama: "Asgje e pamundur"Kryeministri Edi Rama ka reaguar me nje status ne facebook pas hedhjes se shorteut. Ai e ka cilesuar grupin si te pamundur per t'u kaluar por sipas tij asgje nuk eshte e pamundur
Ora 18:05 Prezantohen 10 stadiumet ku do të zhvillohet kampionati europian ne France (Paris, Lyon, Marsejë, Bordo, Tuluzë, Saint Etinee, Nice, Lens, Lille). DeeJay David Guetta ishte i ftuar ne hapjen e ceremonise. Nderkohe ne Pallatin e Kongreseve ne Paris ku zhvillohet ceremonia vihen re forca te shumta sigurie
[caption id="attachment_636065" align="alignnone" width="804"]
Forcat e sigurise ne Pallatin e Kongreseve[/caption]Ora 18.00 Nis ceremonia e hedhjes se shorteut për fazen e grupeve në kampionatin europian "Euro 2016" që do të zhvillohet në Paris.[caption id="attachment_636051" align="alignnone" width="640"]
Delegacioni i perfaqesueses shqiptare ne France[/caption]Shqipëria bashkë me 23 ekipet kombëtare të kualifikuara në fazën finale të kampionatit europian “Francë 2016”, do të mësojnë sot pasdite kundërshtarët e tyre
Ceremonia zhvillohet në ora 18.00, në Pallatin e Kongreseve të Parisit.Kuqezinjtë do të jenë në vazon e katërt, së bashku me Turqinë, Republikën e Irlandës, Islandën, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, për shkak të koefiçentit të ulëtNë vazon e parë, bëjnë pjesë këto skuadra: Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika. Ndërkohë që është vendosur që Franca si vend organizator të jetë e parë në grupin A. Në vazon e dytë janë vendosur Italia, Rusia, Zvicra, Austria, Kroacia dhe Ukraina. Ndërsa në vazon e tretë marrin pjesë Republika Ceke, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Hungaria.Dje u nis për në Paris edhe delegacioni zyrtar i FSHF, që do të marrë pjesë në këtë short. Ai kryesohet nga Presidenti Armand Duka. Në përbërje të tij, janë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku, Zv/Sekretari Besnik Cela, trajneri i skuadrës Xhani De Biazi dhe menaxheri i saj Alban Bushi. Më herët drejt Francës, janë nisur edhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë Denis Bastari dhe Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun Xhankarlo Padovan, të cilët kanë marrë pjesë edhe në seminarin e organizuar nga UEFA.I pyetur për faqen zyrtare të FSHF, Presidenti Armand Duka është shprehur dje :” Nesër (Sot) do të hyjmë zyrtarisht në fazën e finaleve, duke njohur edhe kundërshtarët tanë. Sigurisht, janë të gjitha skuadra të forta që i kanë merituar finalet. Nuk bëhet fjalë për preferenca. Ne do të bëjmë Europianin tonë dhe po e përsëris, se në qershor, nuk do të shkojmë në Francë për pushime”.Është hera e parë që kombëtarja e Shqipërisë kualifikohet në një event, të përmasave të tilla, sic janë finalet e Kampionatit Europian. Ato do të zhvillohen nga data 10 qershor deri në 10 korrik në Francë.5 golat me te bukur te kombetares ne kualifikueset e Euro 20165 golat më të bukur të kombëtares në kualifikueset e Euro 2016UEFA ka publikuar 5 golat më të bukur të kombëtares shqiptare në kualifikueset e Euro 2016... Videoja u publikua nga Federata Shqiptare e FutbollitPosted by Ora News on Thursday, December 10, 2015

/Oranews.tv/