PD kremton 25 vjetorin e themelimit si parti, thirrje për rrëzimin e qeverisë

Demokratët kanë festuar 11 dhjetorin, ditën kur 25 vite më parë mori jetë ky formacion politik opozitar, i cili nga ajo kohë qeverisi vendin për rreth 13 vjet në kohë të ndryshme.Në Pallatin e Koncerteve u mblodhën themelues të Partisë Demokratike, eksponentë të lartë, përfaqësues diplomatikë dhe qindra mbështetës.Teksa u përkul ndaj themeluesve të Partisë Demorkatike, Basha tha se 11 dhjetori është ditë apeli për gjithë demokratët.Basha: I dashur miku im dhe miku i të gjithë demokratëve, lideri historik, Sali Berisha. Ju drejtohem ju dhe nëpërmjet jush të gjithë themeluesve me urimet më të përzemërta që do të doja të ishin medalja e mirënjohjes së thellë të gjithë demokratëve dhe times gjithashtu, për ty dhe gjithë themeluesit e Partisë Demokratike.Ju e krijuat dhe ju e mbajtët Partinë Demokratike formacionin më të fuqishëm të qendrës së djathtë në Europën ish-komuniste.Ne e dimë se çfarë do të thotë kjo. Dua të theksoj se me Sali Berishën dhe themeluesit e tjerë të spikatur, me të vjetrit dhe me të rinjtë, Partia Demokratike është më e fortë, më e bashkuar, më e urtë, më e mençur, më energjike.Ky përvjetor, tha Basha, i ftoi të gjithë demokratët të hedhin shikimin përpara. Sipas tij qeveria Rama është një rrezik në veprim që duhet larguarBasha: Të ikë fatkeqësi-qeveria. Të qëndrojnë qytetarët. Të bjerë oligarkia, të ringrihet liria dhe demokracia.Ky është vendimi i 8 dhjetorit të dytë që po përhapet në mbarë vendin siç u përhap 25 vjet më parë era e lirisë së 8 dhjetorit të parë.Kjo është shpresa. Kjo është zgjidhja.Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi veten me fat se ka qenë njëri prej demokratëve, të cilët sipas tij e ngritën Shqipërinë në rrugën e lirisë, liri që sipas tij prej dy vitesh është në rrezik nga qeveria Rama.Sot shqiptarët, tha Berisha, duhet të jenë më të guximshëm se në vitet ‘90 dhe të bashkohen për largimin e qeverisë.Berisha: Viktor Hygo ka shkruajtur në një vjershë të tij dhe unë po ja marr hua sot këtu:Sikur 1000 të mbeteni do të mbetem njëri prej jush, sikur 100 të mbeteni do të mbetem njëri prej jush, sikur vetëm 1 të mbesë do të mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike, Zoti i bekoftë demokratët, Zoti e bekoftë Shqipërinë, Flamurin e saj, shqiptarët kudo që janë.Secili prej jush, çdo shqiptar, çdo demokrat të mendojë nga mëngjesi deri në darkë për të gjitha format e mosbindjes civile paqësore për të qëruar sa më parë këtë klikë.Ndërsa ish-drejtuesi i Partisë Demokratike në vitet e para të themelimit të saj, deputeti Eduard Selami, tha se alternativa e shqiptarëve është Partia Demokratike dhe ngjallja e shpresës tek qytetarët do ta rikthejë në pushtet.Selami: Siç thonë Xhon Kenedi, atij që i besohet nga ai dhe më shumë pritet. Prandaj dhe sot Shqipëria pas 25 vitesh përsëri ka nevojë për një rigjallërim të vlerave më të mira të shpirtit demokrat të shqiptarëve. Me të drejtë shqiptarët për shkak të keqqeverisjes po humbasin shpresën, por ku më shumë dhe ku duhet ta kërkojnë përveç se Partisë Demokratike. Prandaj ky është detyrimi jonë i përbashkët, prandaj nëse unë ngre zërin kritik disa herë e ngre pikërisht në saj të këtyre vlerave, të këtyre shpresave, të këtij besimi që shqiptarët kanë tek Partia Demokratike.Unë mendoj që shumë shpejt PD do të rikthehet dhe njëherë në pushtet, do ta kthejë Shqipërinë në rrugën e mbarë, në rrugën e Europës, në rrugën e përparimit.Festën demokratëve ia uroi nëpërmjet një video mesazhi dhe kryetari i Partive Popullore , Josef Daul.Arritjet në 25 vite, tha ai, janë vënë në rrezik nga kriza ekonomike dhe politike, ndaj ai kërkoi nga demorkatët që ta marrin seriozisht rolin e opozitës për t’iu dhënë shqiptarëve alternativën që ju duhet.Në podiumin e kremtimit të 25 vjetorit u ngjitën drejtuesi i Fondacionit për Liri dhe Demokraci, Arben Imami, kryetarja e Lidhjes së Gruas Demorkate Albana Vokshi dhe kryetari i Forumit Rinor Demokrat , Belind Këlliçi.