Lavrov: Perëndimi s’ka vullnet për të bashkëpunuar kundër terrorizmit
Ka nisur në Romë Konferenca 3 ditore ndërkombëtare mbi dialogun në Mesdhe, MED 2015.Në konferencë marrin pjesë në të 200 liderë botërorë mes të cilëve Mbreti i Jordanisë Abdullah II, Kryeministri i Tunizisë Habib Essid, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, Sekretari i shtetit britanik për çështjet e jashtme Philip Hammond, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe Nabil El–Araby, Kreu i negociatave për Palestinën e Izraelin Saeb Erekat e Silvan Shalom, Komisioneri europian për emigracionin Dimitris Avramopoulos, Komisionerja e lartë e BE e Çështjet e Jashtme e Federica Mogherini, kryeminstri italian Matteo Renzi etj.Nën drejtimin e Ministrit të jashtëm italian Paolo Gentiloni kjo konferencë do të trajtojë temat aktuale në skenarin e rajonit të Mesdheut, i cili është shndërruar tashmë në epiqëndrën e një kaosi ndërkombëtar.Prioriteti kryesor i kësaj konference do të jenë diskutimet mbi luftë kundër DAESH e ekstremizmit të saj të dhunshëm si dhe ndërtimi i një rregulli të ri rajonal i bazuar tek diplomacia, partneritetit, bashkëpunimi në një objektiv të përbashkët për të shndërruar këtë rajon në një zonë me mundësi të mëdha.Gjatë ditës së parë të kësaj konference u prit me mjaft interes fjala e Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov i cili përsa i përket çështjes siriane u shpreh se "megjithë feedback-un pozitiv të aviacionit rus në Siri nga ana e Presidentit amerikan Barack Obama e kryeministrit britanik David Cameron, Rusia nuk ndjen ende një vullnet të vendosur të Perëndimit për të bashkëpunuar në luftën kundër terrorizmit."Kreu i diplomacisë ruse ka deklaruar se mbetet një mister motivi për të cilin “informacionet e fluturimeve tona të avionëve tanë të transmetuara me anë të kolegëve tanë amerikanë e aleatëve të tyre të koalicionit nuk u morën në konsideratë një ditë para aksidentit të avionit rus Su-24”.Gjthashtu Lavrov ka pohuar se lë mjaft dyshime refuzimi i Pentagonit për të ndarë të dhënat e inteligjencës ndaj kordinatave të objekteve të DAESH në Siri, ndërsa në të njëjtën kohë përfaqësuesit e tij deklarojnë se Rusia nuk godet në vendet e duhura."Është e vështirë të gjesh llogjikën këtu”, tha Lavrov.Gjithashtu Ministri i Jashtëm ka kërkuar si një nevojë urgjete mbylljen e kufirit mes Sirisë e Turqisë.Përsa i përket situatës në Libi ,Ministri i Jashtëm Al Baghdad ka mbërritur në Sirte.“Për Italinë është një preokupim i madh për motive gjeografike e historike”, është shprehur Lavrov, por ne do të bëjmë më të mirën tonë për t'ju ndihmuar."Të dielën më 3 dhjetor do të mbahet po në Romë Konferenca ndërkombëtare mbi Libinë ku do të marr pjesë dhe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry e ku pritet të arrihet një konsensus i përgjithshëm për krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar e cila do të siglohet zyrtarisht më datën 16 dhjetor në Marok.Kreu i diplomacisë ruse Sergej Lavrov është takuar në Romë dhe me Presidentin italian Serxhio Mattarella e Ministrin e Jashtëm, Paolo Gentiloni.