Bashkia pastron dhe riparon Tiranën, Veliaj 163 milionë lekë gjobë PD për dëmet
163 milionë lekë gjobë.Kjo është fatura e detajuar e dëmeve që Bashkia e Tiranës kërkon të paguhet nga Partia Dekratike për dëmet e shkaktuara në qytet dhe institucione gjatë protestës së sotme.Në letrën që kryebashkiaku Veliaj ia adreson shefit të opoziotës Basha i bën me dije se ka 7 ditë afat për të kryer pagesën e dëmeve pa kamatvonesë."Duke shprehur respektin e saj për protestat demokratike e qytetare, por njëkohësisht duke dënuar çdo vandalizim që i bëhet qytetit tonë, Bashkia e Tiranës deklaron se kostoja e të gjitha riparimeve, që ndërmarrjet e saj kanë kryer për të risjellë qytetin në normalitet, i ka kaluar Partisë Demokratike në formën e gjobës, si përgjegjëse kryesore për organizimin e protestës së sotme, por edhe e dëmeve materiale që iu shkaktuan Tiranës.Në rast se Partia Demokratike do të refuzojë pagesën e gjobës dhe dëmshpërblimin që iu detyrohet qytetarëve të Tiranës brenda 7 ditëve, Bashkia e Tiranës do të ndjekë rrugët ligjore dhe do të veprojë me bllokimin e llogarive financiare të subjektit Partia Demokratike, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatim-Taksave Vendore.Bashkia e Tiranës ka dënuar dhe do të vijojë të dënojë me gjoba çdo akt vandalizimi, ndotjeje, dhunimi apo zaptimi që iu bëhet hapësirave publike të Tiranës, qoftë nga individë apo subjekte të caktuara. Bashkia e Tiranës nuk toleron asnjë individ apo subjekt që shkatërron pronën publike të qytetarëve të saj dhe, siç ka vepruar deri më tani, do t’i ngarkojë faturën e dëmshpërblimit dhe kthimin në gjendjen e mëparshme çdo vandalizuesi, zaptuesi apo ndotësi të hapësirave të qytetarëve të Tiranës".“ Faturën s'duhet ta paguajë taksapaguesi i Tiranës, por ata që e shkaktuan!” shkruan Veliaj në fb.Bashkia e Tiranës zbarkoi në terren pas protestave të gjithë punonjësit e pastrimit, duke mundësuar riparimin e dëmeve dhe pastrimit e mbeturinave në vetëm dy orë aksion.“Nis riparimi i Tiranës nga shkatërrimi sot në kohë rekord. Gjithë bashkia në terren, brenda 2 orësh riparuam dëmet, pastruam plehrat dhe rindezëm zbukurimet. Shumë respekt për protestat, jo për vandalët” shkruan Veliaj në fb duke e shoqëruar dhe me një album fotosh nga aksioni të titulluar “Puna është më e fortë se dhuna, e bukura më e fuqishme se rrënimi”.


