Dita e Rinisë, Rama: Politika e pas vitit '90 ishte zgjatim i komunizmit
Në Ditën e Rinisë Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish klasën politike që mori në duar fatet e shqiptarëve 25 vite më parë duke deklaruar se ata drejtuan si vazhdimësi e komunizmit.Edi Rama: "Ishte gjakimi për pushtet dhe mendësia komuniste e atyre që pavarësisht se pushtetin e morën duke tundur flamurin e lëvizjes demokratike, të PD, të të djathtës së rilindur shqiptare ishin në vizion dhe metodë thjesht dhe vetëm një zgjatim i regjimit të vjetër."Kryeministri foli para 200 të rinjve që pas trajnimit do të punësohen në administratën shqiptare. Kjo e fundit sipas shefit të qeverisë mbetet ende sfidë për politikën.Edi Rama: "Një nga sfidat që e kemi humbur për vite e vite të tëra, ka qenë sfida e ndërtimit të një administrate publike dhe shtetërore të aftë, të përgjegjshme dhe efikase."Konferenca u organizua nga Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi i cili ftoi të rinjtë që të bëjnë historinë, ndërtimin e Shqipërisë Europiane./Oranews.tv/