Nëna me djalin e sëmurë djeg portretin e Ramës, ulet në shkallët e KM

Gjatë protestës së opozitës, kuriozitet ngjalli një pjesëmarrëse e moshuar bashkë me djalin e saj të sëmurë. Pasi ka djegur portretin e kryeministri Rama si shenjë revolte, e moshuara mbrohet nga efektivët e policisë duke qëndruar e ulur për gati 2 orë përpara godinës qeveritare.Mes mijërave protestuesve demokratë ra në sy kjo zonjë e moshuar me të birin e saj të sëmurë.Në shenjë revolte ajo djeg portretin e kryeministrit Rama.Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe situatës së tensionuar të krijuar gjatë protestës, efektivët e policisë e ndihmojnë të veçohet nga turma, duke e lënë të ulën në shkallët e selisë së Kryeministrisë.Kur në drejtim godinës hidhej vezë e mjete të forta, e moshuara me djalin sollën kontrastin e një "paqeje në mes të incidenteve”.nona te protesta