Ndërron jetë kreu i INSTAT, Gjergji Filipi
Humb jetën Gjergji Filipi. I vendosur që prej tetorit 2013, në krye të Institutit të Statistikave Gjergji Filipi mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë për të cilën kishte shkuar të mjekohej dhe në GreqiGazetarja Sonila Meço përmes një postimi në facebook jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta dhe ngushëllimet
Po sot Instituti i Statistikave informoi për vendimin e kryeministrit Rama, i cili emëronte Mirela Muçën si Drejtore e Përgjithshme e autorizuar e Institutit të Statistikave.Muça do të qendronte në këtë post deri sa të kthehejt në detyrë Gjergj Filipi.Sipas njoftimit zyrtar të INSTAT, Mirela Muça kishte marrë detyrën që në 3 dhjetor. Kush ishte Gjergji FilipiQë prej 24 tetorit 2013 drejtoi Institutin e Statistikave. Prej janarit 2007 ka mbajtur postin e Drejtorit të Kërkimeve në Institutin AGENDA. Konsulent për një sërë projektesh në fushat e zhvillimit dhe politikave ekonomike të financuara nga Bashkimi Europian; Banka Botërore (Washington DC, Tiranë, Prishtine); UNDP; IOM, ILO, Zyra e Bashkëpunimit Zvicerian, etj. Koordinator politikash në Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Integrimit Europian; Specialist për paktin e stabilitetit dhe bashkëpunimin ekonomik pranë Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë; Anëtar përfaqësues i Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë në Ekipin Negociator për Marrëveshjen e Stabilizim–Asociimit me BE./Oranews.tv/