Anija ruse në Bosfor, Turqia thërret Ambasadorin rus

Vijojnë të jenë të tendosura marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë.Ambasadori rus në Ankara është thirrur me urgjencë nga autoritetet turke, për të shprehur të gjithë pakënaqësinë dhe shqetësimin e Turqisë, pasi një anije luftarake ruse është parë të kalonte në Bosfor me raketat gati për sulm.Ministri i jashtëm Mevlut Cavusoglu e cilësoi këtë parakalim një provokim të pastër, duke deklaruar se në të ardhmen përgjigjia e Turqisë do të jetë ajo e duhura ndaj situatave që vlerësohen si kërcënuese.Anija që solli reagimin e ashpër të Turqisë quhet " Kaesar Kunikov" dhe polemikat e patën zanafillën menjëherë pasi disa televizione trasmetuan një foto të një ushtari i cili kishte në krah një raketë-hedhës, në dukje gati për ta përdorur.Ministri i jashtëm turk Causoglu i kërkoi Rusisë të tregohet më e matur, duke nënvizuar se deri më tani Turqia nuk i ka ndaluar anijet ruse të lundrojnë përmes Bosforit, në respekt të marrëveshjes së Montro.Zanafilla e tensionit ishte aksidenti ajror në kufirin turkor-sirisan, kur forcat ushtarake turke rrëzuan një avion luftarak rus.