PR fton mbështetësit e saj në protestën e opozitës

Pak orë përpara protestës së opozitës, PR ka ftuar mbështetësit e saj të bashkohen në bulevard kundër qeverisë. Alfred Deshati tha se të gjithë duhet të ngrihen kundër arrogancës, për të ndaluar kthimin në të shkuarën e vjetër.Deshati: Askush nuk duhet të jetë mbi kushtetutën dhe ligjin as kryeministri asnjë zyrtar dhe qeveritar sado pushtet e pasuri të ketë. Ne republikanët  besojmë se të gjithë të bashkuar do mundim dyshen Rama -Meta të gjithë një zëri do çojmë vendin në atë që është e domosdoshme për të dalë nga kjo gjendje e mjeruar do shkojmë me një  qeveri teknike në zgjedhje të parakohshme.Alfred Deshati tha se e ardhmja e vendit  është në rrezik nga keqqeverisja dhe se Shqipëria meriton një qeveri që ofron mirëqenie.