Veliaj: Tarifa për ambientet publike të përcaktohen nga vendorët
Projektligji për qeverisjen vendore diskutohet në komisionin e ligjeve, ku në emër të Shoqatës së Qeverisjes Vendore foli kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.Veliaj tha se kemi disa konsiderata për decentralizimin, duhet theksuar se duhet të bëhet progres. “Duhet qartësuar disa cështje në kalimin e disa kompetencave-tha Veliaj-, bashkitë kanë rritje të kompetencave, por duhet sqaruar sesa të plota janë”Më tej Veliaj shtoi se “kemi presion kosntant për fondet në institucionet arsimore”Në lidhje me tarifat vendore, kryebashkiaku i Tiranës tha se këto tarifa për ambientet publike të përcaktohen nga vendorët.Ndërsa relatori i çështjet Bashkim Fino tha se ky është një ligj më i mirë se ai i viti 2000. “Decentralizimi nuk ka fund” tha Fino.Edhe Fatmir Xhafaj e vlerësoi projektin për vetëqeverisjen vendore ndër më të rëndësishmit, Duke u shprehur se ky projektligj erdhi si nevojë nga reforma dhe rolin që duhet të luajë vendor.