Jaka: Kujdes më kontributet e profesioneve të lira, Crowford: Rritja e pragut sjell abuzime
Biznesi kërkon në Komisionin e Ekonomisë që të rishikohen disa taksa për vitin e ardhshëm duke çelur kështu siparin e diskutimeve nen për nen nëpër komisione pas miratimit në parim të buxhetit dhe paketës fiskale në Kuvend. Përfaqësues të grupeve të biznesit kundërshtuan rritjen e akcizës për birrën vendase,rritjen e taksës për primet e sigurimit si i kujtuan qeverisë të mbajë premtimin për uljen e TVSH-së për turizmin. Kritika kishte edhe për rritjen e pragut për biznesin e vogël që në këndvështrimin e biznesit sjell evazion.Tirane- Përfaqësues të biznesit vendas e të huaj raportuan në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me Paketën Fiskale të vitit të ardhshëm. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë kërkoi që të bëhet kujdes me llogaritjen e kontributeve për profesionet e lira ndërsa kërkoi kategorizim të tyre.Nikolin Jaka: "Të jemi të bindur që bizneset informale kontrabandiste kanë qenë ortakët e pjesës së zezë të politikës. Pra nuk është që biznesi me penalizime të rritura tashmë mund të formalizohet.”Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë kërkoi më shumë transparencë në heqjen e fashës së bizneseve pasi mund të krijohen parregullsi.Mark Crawford: “Sepse duhet të kemi një pasqyrë të qartë për çfarë po bëjmë. Të jemi më efektivë dhe efikasë si menaxherë dhe të zbresim tatimet."Përfaqësuesi i prodhuesve të birrës vendase kërkoi rishikim të rritjes së akcizës .Stefan Pinguli: “Është i vetmi vend që ka 50% ose 55% të importeve të birrës. Kjo tregon që klima e biznesit të birrës në Shqipëri është e parregullt.”Ndërkohë që edhe pse ishte një premtim heqja e TVSH për turizmin kjo nuk u realizua. Përfaqësues të kësaj industrie thanë se situata në turizëm është katastrofë.Zak Topuzi: “Sot jemi 35 vende mbrapa në raportin e konkurueshmërisë me Maqedoninë.Është një katastrofë për industrinë turistike shqiptare.”Edhe rritja e taksës për primin e sigurimit u kundërshtua dhe u kërkua një rishikim pasi kjo do të stoponte sigurimin vullnetar .Biznesi fason nga ana tjetër ngriti si shqetësim koston e lartë të ambjente që përdor kjo industri ndërsa përfaqësues të prodhimit të bukës kërkuan uljen e TVSH-së të miellit disa shqetësime edhe për aksionin antinformalitet.Avni Ponari: “Ndërsa Maqedonia e ka 0 këtë taksë vende të tjera si Kosova e kanë 5% por e kanë të përjashtuar nga tatim fitimi dhe në të gjitha lloje të tjera të tatimeve. Atëherë do të krijonim një klimë më të shëndoshë.”Gjergji Gjika: “Të paktën të bëhet e mundur ajo që u tha dhe u premtua te paketa fason.”Edhe Shoqata e Transportit Publik nga ana tjetër kërkoi më shumë investime në infrastrukturë .Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe njoftoi se shoqatat e biznesit do të ftohen në komision çdo tre muaj për të raportuar në lidhje me problemet dhe zbatimin e ligjeve dhe udhëzimeve./Oranews.tv/