Shpërthim në një restorant në Kajro, 16 viktima e 5 të plagsour

16 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur në Egjipt, si pasojë e shpërthimit të disa bombave  në një restorant në kryeqytetin Kajro.Sipas autoriteteve ngjarja ka ndodhur në  Agouza, zonë e njohur në qendër të qytetit.Minsitria e brenshme e vendit tha se ngjarja vjen pas një konflikti mes punëtoreve të restorantit dhe personave të tjerë që jetojnë ose punojnë në zonë, ku gjithashtu ndodhet një klub nate."Vrapova jashtë dhe pashë që lokali I natës ishtë përfshirë nga flakët, ishte vërtetë një zjarr I madh. Pastaj pashë ambulancat që morën 16 trupa, prej të cilave 6 ishin gra. Nuk e di nëse ndonjë prej tyre ka mbijetuar ,” thotë Mostafa Farrag, portier i  lokalit të natës , dëshmitar okular në ngjarje.Mediat raportojnë se sulmuesit që hodhen bombat ishin tre dhe të maskuar. Pjesa e vështirë, sipas agjensisë Reuters, është vendndodhja e restorantit në bodrumin e një ndërtese, gjë e cila ka penguar personat që ndodheshin brenda të dilinin jashtë.Sipas informacioneve  pjesa më e madhe e viktimave ishin staf I restorantit, teksa besohet se kanë humbur jetën osenga djegia ose nga asfiksimi.Sulmet me prapavijë terroriste në Egjipt janë rritur ndjeshëm që pas rënies së presidentit Mohamed morsi në vitin 2013.2F0CDCFB00000578-3345615-image-m-37_1449220343657 2F0D035800000578-3345615-image-a-41_1449221882328 2F0CFF6200000578-3345615-image-a-40_1449221873467 2F0CDCE700000578-3345615-image-m-32_1449220151051 2F0CDCB100000578-3345615-image-a-20_1449219807616