Flet nipi i Samet Imishtit: Xhaxhai im s'është terrorist por simpatizant i ISIS
"Babai im e xhaxhai im janë të pafajshëm", deklaron për Mediaset News, djali i Ismail Imishit, njërit prej dy vëllezërve Imishti të arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e pjesëmarrjes e mbështetjes së terrorizmit islamik e nxitjes së urrejtjes racore.Mërgim Imishti, djali i Ismaili Imishtit jeton në Savona, ndërësa babi i tij Ismail jetonte në komunën Chiari në provincën e Breshës, aty ku sipas policisë italiane gjëndej dhe baza italiane e celulës terroriste të drejtuar nga Samet Imishti."Babi im është punëtor, është murator, e xhaxai im nuk është një terrorist. Ai është thjesht një simpatizant i ISIS.""Pas ngjarjeve të Parisit, thotë Mërgim, babai im ka komentuar se ata nuk janë myslimanë pasi Kurani nuk të mëson të vrasësh.""Policia italiane, thotë Mërgim ka kontrolluar banesën e babait në Chiari, por nuk ka gjetur armë. Armët janë gjetur në Kosovë aty ku jetonte xhaxhai im".Mërgim jeton e punon në Savona e ditën e ekzektutimit të urdhër arrestit të operacionit Van Dam, policia italiane ka kontrolluar dhe banesën e vendin e punës së Mërgimit. Për policinë italiane e drejtorinë antiterroriste të prokurorisë së vendit, dhe 21 vjecari kosovar Mërgim Imishti, pra djali i Ismailit e nipi i Samet Imishtit është një simpatizues i ISIS, një nxitës i propagandës së shtetit islamik me atë të rrjeteve sociale e internetit.Ai gjëndej përkohësisht në territorin italian për motive pune, por dokumentat e tij rezultojnë të parregullta. Ndaj Mërgim Imishtit shteti italian ka lëshuar urdhërin e dëbimit nga territori italian. /Oranews.tv/