Paloka nga Shkodra fton qytetarët në protestën e 8 Dhjetorit kundër qeverisë
Demokratët janë të bindur se të djathtë e të majtë do t'i bashkohen protestës së tyre të 8 Dhjetorit kundër qeverisë Shqiptare, dhe arsyeja sipas tyre është madhore pasi vendi është më keq se 25 vite më parë.Për kreun e grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, 8 Dhjetori do të jetë vetëm fillimi i një kauze që do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë.Edi Paloka: "Për fat të keq edhe pas 25 viteve demokraci ne po rikthehemi në kushtet e viteve 90'. Kjo e ka një shpjegim sepse sot në pushtet për fat të keq janë bijtë e etërve, janë bijtë e atyre që e dhunuan këtë vend, këta qytetarë për 45 vjet dhe mesa duket edhe ky që drejton sot qeverinë, ka ardhur me të njëjtën strategji, me të njëjtat mënyra dhe me të njëjtën fryme. Mendon që me dhunë, repression dhe me kërcënim për burgje dhe gjoba do ta nënshtrojë këtë popull dhe do ta vejë nën thundër.Fakti është që sot janë të paktë ata qytetarë që nuk ndiohen të revoltuar me këtë qeverisje dhe kjo është arsyeja që ne u kemi bërë thirrje që më 8 Dhjetorë, ashtu si 25 vite më parë ne të ngrihemi edhe një herë për të përmbysur këtë erë, jo baballarët por bijtë.Unë jam i bindur që qytetarët shqiptarë jo vetëm të djathtë por edhe të majtë do të mblidhen më 8 Dhjetor dhe ai do të jetë vetëm fillimi i rrëzimit të një klike që sot po i sundon shqiptarët me dhunë, me repression dhe me mënyrën më të keqe që mund të qeveriset një vend. Jam i bindur që thirrjes sonë do ti përgjigjen nga jugu në veri dhe në Tiranë më 8 Dhjetorë do të fillojë përmbysja e këtij regjimi të ri".Edi Paloka i bëri këto komente nga Shkodra, një ndër qytetet ku prej ditësh demokratët kanë nisur punën përgatitore në grup-seksione për t'ju bashkuar protestës së 8 Dhjetorit në Tiranë.