Vritet biznesmeni, identifikohet dhe shpallet në kërkim miku i tij

Policia e Durrësit ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Arben Hasa dhe ka shpallur në kërkim. Miran Tila 43 vjeç, banues në Manëz të Durrësit dyshohet se është autori i vrasjes.Sipas policisë nga nga veprimet e para hetimore dyshohet se midis tyre ka patur një konflikt disa muaj më parë.Biznesmeni 39-vjeçar me origjinë nga Bulqiza dhe banor i Maminasit prej disa vitesh, u gjet i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Manzë të Vjetër.Viktima i identifikuar si shtetasi Arben Hasa është qëlluar me disa plumba automatiku duke gjetur gjetur vdekjen e menjëherëshme."Rreth orës 02:00, në fshatin Shkallë, Manëz, nga Patrulla e Policisë, është gjetur i braktisur automjeti tip BMV me targa AA 938 DR, në pronësi të Hases.Ndërsa më pas  në fshatin Manëz të Vjeter është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Arben Hasa, në afërsi të mjetit të tij.Viktima është biznesmen në fushën e materialeve të ndërtimit dhe të druve , banor i fshatit Karpën të Maminasit.Fillimisht policia ka gjetur mjetin e barktisur të biznesmenit 39-vjeçar me origjinë nga Bulqiza, ndërsa pasi ka nisur kërkimet  është gjetur trupi i pajetë i tij në një tjetër fshat.Në automjetin e Hasës janë gjetur njolla gjaku si edhe dy fishekë e një gëzhoje automatiku, çka ngre dyshimet se është vrarë në mjet dhe më pas është hedhur në rrugë.Policia e Durrësit thotë se biznesmeni ka pasur një konflikt me autorin e dyshuar, Miran Tila dhe dyshohet se kanë qenë miq.Ata janë takuar mbrëmë në shtëpinë e viktimës, ku i ka kërkuar ta shoqërojë me makinë deri në shtëpi.Dyshohet se Arben Hasa është vrarë në Manëz të Vjetër ku u gjet trupi, ndërsa makina është dërguar për të humbur gjurmët në fshatin Shkallë të Durrësit.Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes dy miqve që përfundoi me një të vrarë dhe një të kërkuar nga drejtësia, por policia vijon hetimet.[caption id="attachment_629639" align="alignnone" width="639"]Arben Hasa Ne foto: Viktima Arben Hasa dhe vendi ku u gjet i vrare[/caption][caption id="attachment_629600" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku u gjet i vrare Arben Hasa Ne foto: Vendi ku u gjet i vrare Arben Hasa[/caption][caption id="attachment_629586" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku u gjet i vrare Arben Hasa Ne foto: Vendi ku u gjet i vrare Arben Hasa[/caption][caption id="attachment_629588" align="alignnone" width="640"]6 Në foto: Vendi ku u gjet mjeti i braktisur[/caption][caption id="attachment_629589" align="alignnone" width="640"]5 Në foto: Vendi ku u gjet mjeti i braktisur[/caption]7[caption id="attachment_629564" align="alignnone" width="640"]IMG-20151203-WA0003 Në foto: Vendi ku u gjet mjeti i braktisur[/caption][caption id="attachment_629565" align="alignnone" width="640"]IMG-20151203-WA0001 Në foto: Vendi ku u gjet mjeti i braktisur[/caption][caption id="attachment_629566" align="alignnone" width="640"]IMG-20151203-WA0000 Në foto: Vendi ku u gjet mjeti i braktisur[/caption][caption id="attachment_629567" align="alignnone" width="622"]946ce753-ea54-4f9e-8d3f-7b523f5b5579 Në foto: Shenjat e gjakut të viktimës[/caption][caption id="attachment_629568" align="alignnone" width="640"]IMG-20151203-WA0002 Në foto: Vendi ku u gjet mjeti i braktisur[/caption] •Raportimi i gazetarit te Ora News per ngjarjenhttps://www.youtube.com/watch?v=qXWotUNomJ0