Arrestohet efektivi i komisariatit të Fushë Krujës, aksidentoi 2 këmbësorë, 1 rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2015, 09:34
Një efektiv policie në komisariatin e policisë së Fushë Krujës ashtë arrestuar për aksidentimin e dy personave.Blutë kanë arrestuar shtetasin Indrit Laçi, 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti” ka përplasur me automjetin e tij tip “Ford” me targë KR 7512 A shtetasit H. Ç 73 vjeç dhe B. Xh, 43 vjeç.Të plagosurit janë shtruar në Spitalin e Traumës, nga ku mësohet se gjendja e shtetases B. Xh, paraqitet e rëndë.Efektivi Laçi mësohet se ishte i pajisur me leje drejtimi klasi “B” dhe u arrestua në kushtet e flagrancës.